Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Tė gjithė festojnė, Kapllani hidhėrohet

“KSC olé, olé – superkipi nga Baden”. Kjo ėshtė kėnga e tifozėve tė Karlsruhes, skuadrės gjermane qė po bėn bujė nė Bundesliga 1. Djemtė e Bekerit festuan mė tė madhe, por vetėm njė nga djemtė “blu”, ishte i hidhėruar. PEZMATIMI I KAPLLANIT - Karlsruhe arriti njė fitore tė rėndėsishme kundėr Duisburgut (1-0, gol i kapitenit Egiman), por ajo qė vunė re mediat gjermane ishte pezmatimi i madh i Edmond Kapllanit nė bankinė, teksa pėr herė tė parė shqiptari i kėrkoi falje trajnerit Edmund Beker. Kapllani dėshironte fort ta mbyllte krizėn personale, por ai nuk arriti ta shndėrronte nė gol penalltinė nė minutėn e 87-tė, duke e goditur atė shumė keq duke e hedhur topin pa forcė direkt e nė duart e portierit tė Duisburgut, Tom Starke. KRITIKA E BEKERIT - “Kjo ishte rruga e gabuar. Goli i sigurisė na duhej”, - tha pas ndeshjes trajneri Beker. “Ky veprim me hidhėroi shumė”. Nė fakt, te Karlsruhe gjuajtjet e penalltive janė marrė pėrsipėr gjithmonė nga Tamas Hajnal dhe Masimilian Porēelo. Kapllani u ka rėnė me shkelm disa shanseve tė mėdha gjatė ndeshjeve tė fundit. Nė ndeshjen e Kupės kundėr Volfsburgut, trajneri Beker ia fali Kapllanit, mosshfrytėzimin e rastit mė tė mirė, madje trajneri ishte mbrojtėsi mė i madh i shqiptarit, duke besuar nė rigjetjen e formės sė durrsakut. KAPLLANI EGOIST - “Unė nuk do ta ndėrroja atė, edhe sikur tė humbiste edhe tre raste tė pastra pėr gol”. Tashmė mendimi i Bekerit ka ndryshuar pėr sulmuesin e tij, nisur kjo dhe nga forma e dobėt e tij: “Po tregon se ėshtė edhe egoist”. Nė sezonin e kaluar nė Bundesliga 2, Kapllani shėnoi 17 gola, por deri tani nė sezonin e tij tė parė nė Bundesliga 1, ai ka dėshmuar se ėshtė nėn formė. Por shqiptari 25-vjeēar refuzon ēdo koment pėr gabimet e tij. Sulmuesi i Kombėtares shqiptare ende nuk ka shėnuar golin e tij tė parė zyrtar. FRENA EUFORISĖ - Karslruhe nė fakt ėshtė duke pėrjetuar njė moment shumė tė mirė, madje askush nuk e priste qė kampionia e Bundesligės 2, tė ishte pesė pikė pas Bajernit tė vendit tė parė dhe pesė pikė para para Shalkes sė vendit tė pestė. Pėr objektiva tė rinj trajneri Beker nuk dėshiron tė flasė, pėrderisa nuk i ka garantuar tė 40 pikėt, qė konsiderohen edhe si kufiri maksimal pėr tė qėndruar nė Bundesliga 1. “Mainci nė fazėn e dytė grumbulloi 23 pikė, por megjithatė u rrėzua nga kategoria”, - sqaroi Beker, i cili dėshiron tė vendosė frena euforinė sė lojtarėve tė tij. “Kur unė shkoj pas ndeshjes nė dhomėn e trajnerit, pi vetėm njė gotė ujė pėr tė hequr shijen e ėmbėl tė fitores”, - thotė trajneri 51-vjeēar duke qeshur. Karlsruhe ka gjashtė ndeshje pa humbur dhe ndodhet nė vendin e katėrt. Lala, mė i miri Altin Lala ėshtė vlerėsuar me paraqitjen e tij, si lojtari mė i mirė shqiptar qė luan nė Gjermani nė ndeshjet e vlefshme pėr javėn e 12-tė tė Bundesligės. Hanoveri i tij fitoi 2-1 me Borusian e Dortmundit dhe Lala u vleresua me noten 3 (Mire). Notat e revistės sė njohur gjermane “Kicker” e kanė pėrcaktuar Edmond Kapllanin si lojtarin mė tė dobėt tė Karlsruhes nė takimin Karlsruhe-Duisburg (1-0). Durrsaku ėshtė vlerėsuar me notėn 5 (shumė keq). Skela, nga ana e tij nė ndeshjen e Energi kundėr Shalkes (1-0) ėshtė vlerėsuar pozitivisht (3.5), duke qenė ndėr mė tė mirėt nė ekipin e tij.