Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nëntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nëntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Cana: Une jap shpirtin per kombetaren

Intervistoi ARBEN SHEMILI Ka disa dite qe gazetat sportive po shkruajne rreth nje opinioni te dhene nga Lorik Cana per rinovimin e kontrates te trajnerit te Kombetares Baric dhe replikave te ketij te fundit. Per te sqaruar me mire kete keqkuptim midis tyre, vendosem te lidhemi direkt ne telefon Lorikun, i cili pranoi te shprehej per “ Sportin Shqiptar “ me besimin se kjo gazete nuk i ka keqinterpretuar fjalet e tij dhe s’do ta beje kete edhe ne te ardhmen. - Lorik, eshte folur shume rreth nje interviste qe keni dhene per gazeten “Koha ditore” te Kosoves ku jepni mendimin tuaj per Oto Baric. Mund te na thoni dicka rreth te vertetes se kesaj interviste? Po, eshte e vertete qe jam intervistuar nga “Koha ditore”, ku jam pyetur se c’mendim kisha per trajnerin e ardhshem te Kombetares. Une i qendroj mendimit qe kam shprehur. Kam thene se Baric ka sjelle nje fryme te re ne Kombetaren e Shqiperise, dhe ka nje eksperience te madhe gjate karrieres se tij. Nuk i mohohet aspak puna e mire e bere prej tij me Kombetaren e Shqiperise, por mendimi dhe opinioni im eshte qe ne Kombetaren tone do te ishte e nevojshme te afrohej nje trajner me i ri ne moshe dhe me perspektive, ku ai te kishte nje kontrate afro kater vjecare per te patur nje plan afatgjate. Baric ka futur ne Kombetare shume lojtare te rinj dhe pikerisht keto lojtare duhet te ndiqen per nje periudhe te gjate kohe. - Baric ka treguar se nuk i pelqejne deklaratat e futbollisteve te tij, aq me teper kur i permendin moshen, keshtu eshte nxehur edhe me Muratin dhe si pasoje ai u la jashte kombetares. Mos duhet te tregoheni me i kujdesshem me te? Dua te theksoj qe une nuk mund te bej servilin apo frikacakun. Kjo nuk eshte ne natyren time. Une e shpreh gjithmone lirshem mendimin tim. - Disa gazeta sportive shkruanin sikur Baric eshte shprehur se ju nuk jepni maksimumin per ekipin kombetar ndersa per Marsejen luftoni me shume dhe shpeshhere i keni sjelle jo pak probleme ekipit kombetar. Ne fakt i pyetur dje ne "TV News 24" live ai u shpreh qe mos shikoni se cfare shkruajne gazetat. Cili eshte mendimi yt? Sa per keto, jam i detyruar te them qe ato qe thone keshtu per mua duhet t’i mbajne per vete keto fjale dhe duhet te kene kujdes per ato cka thone. Megjithate une do te sqarohem vete me Baric kur te grumbullohem me Kombetaren. Sa per ate cfare une jap ne fushe me Kombetaren, e dine te gjithe. Une jap shpirtin per kombetaren time dhe kartonat qe kam marre jane ne saje te lojes time te sakrifices. Shqiperia jemi une dhe bashkelojtaret e mi. Une do te jem ne Kombetare edhe per 10-12 vjet te tjere ndersa Baric eshte ketu per te kryer detyren dhe kontribuar me eksperiencen e tij edhe per nje vit e gjysem. - Lorik, ju e mbaruat denimin tuaj prej dy ndeshjesh dhe ktheheni ne kombetare. Uefa ka denuar Baricin me tre ndeshje jashte pankine, gjithashtu denoi dhe fushen ku do te zhvillohet ndeshja, do te luani pa spektatore ndeshjen me Bjellorusine. Sa do te ndikoje kjo ne rezultatin e ndeshjes? Do te jete shume e veshtire te luajme pa tifozet tane dhe aq me teper pa trajnerin tone ne pankine. Megjithate do ta fitojme ndeshjen me Bjellorusine, per kete kam shume besim. - Ju falenderojme dhe ju urojme suksese ne Champions me Porton… Faleminderit juve qe me dhate mundesine te sqarohem rreth atyre qe flitet per mua. Burimi: “ Sporti Shqiptar “