Bledar KUKA
Deri tani flitej pėr mundėsinė e njė miqėsoreje ndaj Kroacisė sė tij, por Oto Bariē i ėshtė hapur oreksi. Kam folur me spanjollėt, italianėt dhe francezėt, - pohoi ai dje pėr gazetėn kroate, Veēernji List, - dhe do tė doja tė luaja edhe ndaj Kroacisė. Kudo qė tė jetė, pėr mua ėshtė njėlloj.
Trajneri i rinovuar i Shqipėrisė vlerėson lart punėn e tij nė krye tė kuqezinjve dhe nuk i trembet asnjė kundėrshtari. Kam krijuar njė skuadėr tė shkėlqyer dhe shpresojmė qė tė shkojmė njė hap mė tej, - vazhdoi ai, - pėr kėtė arsye dua tė luaj ndaj kundėrshtarėve sa mė tė fortė. Ndėr kėta janė edhe italianėt, spanjollėt e francezėt me tė cilėt Bariē thotė se ka biseduar.
Duka mu lut
Varianti i paraqitur nga Bariē lidhur me bisedimet qė ka pasur me Armand Dukėn e FSHF-sė, ėshtė tepėr pro Oto. Desha qė ta ndihmoja Dinamon (e Zagrebit), - rrėfen ai, - vizioni i Mamiqit (presidentit tė klubit) mė intrigonte shumė, por nuk mund ti refuzoja shqiptarėt. Mu lut presidenti i Federatės dhe pėrfaqėsues tė lojtarėve po ashtu, i gjithė kombi ėshtė me mua. Njė gjė tė tillė nuk e kisha pėrjetuar kurrė, ndaj edhe nuk pata zemėr qė ti thoja jo. Pėr tė qenė i qartė me Dinamon, Bariē i ka rėnė telefonit tė Mamiqit, por nuk ka mundur tė lidhet dot me tė, ndaj ka biseduar me njė zyrtar tjetėr tė klubit, Vrbanoviq. Tė mė falė Mamiqi, shqiptarėve nuk u thoja dot jo, - i ka pėrsėritur edhe atij.
Kroati nuk rrėfen detaje lidhur me pagesėn, duke prerė shkurt se paratė nuk ishin faktori vendimtar. Tashmė ai do tė jetė nė krye tė Shqipėrisė edhe pėr 18 muaj tė tjerė, pėr eleminatoret e Kampionatit Botėror 2010, ndonėse nė ndeshjen e parė nė grup nuk do tė mund tė ulet nė stol pėr shkak tė pezullimit prej 3 ndeshesh nga UEFA.
Bisedė mė 25 nėntor
Mė 25 nėntor, Bariē sė bashku me presidentin Duka do tė jenė nė Durban tė Afrikės sė Jugut, ku do tė hidhet shorti i eleminatoreve tė Botėrorit tė ardhshėm. Nė atė qytet, trajneri kuqezi do tė takojė presidentin e Federatės Kroate tė Futbollit Vlatko Markoviq dhe trajnerin e Kroacisė Sllaven Biliq dhe do tė bisedojė pėr miqėsoren Kroaci-Shqipėri.
Dy ditė mė parė presidenti i FSHF-sė dhe trajneri veteran ranė dakord parimisht pėr tė zgjatur kontratėn mes tyre pasi gjykuan se eleminatoret e Euro 2008-ės duhen konsideruar njė sukses. Shqipėria ndodhet nė vend tė katėrt nė grupin G, me 11 pikė, duke pritur tė ndeshet me Bjellorusinė (Tiranė) mė 17 nėntor dhe Rumaninė (Bukuresht) mė 21.
1 nėntor 2007
|