Federata Ndėrkombėtare e Futbollistėve Profesionistė (FIFPro) bėri tė ditur rezultatet e votimit tė 57.500 anėtarėve tė saj pėr favoritėt e tyrė pėr sezonin 2006-2007. Pas Ronaldinjos qė e meritoi kėtė nder vitin e kaluar, bashkėkombasi i tij, Kaka e fitoi ēmimin si Futbollisti mė i mirė. Unė jam shumė i prekur tė marr kėtė ēmim, - tha ylli i Milanit nė faqen e interentit tė FIFPro. Tė jem pasuesi i mikut tim mė tė mirė dhe njė lojtari kaq tė madh si Ronaldinjo ėshtė diēka shumė speciale pėr mua. Tė ndihem i vlerėsuar prej mė shumė se 50 mijė futbollistėve profesionistė nė tė gjithė botėn ėshtė mė shumė se argėtuese. Unė dėshiroj tė falendėroj shokėt e mi tė ekipit dhe trajnerėt, dhe tė gjithė tė tjerėt e pėrfshirė nė stafin e Milanti dhe ekipit Kombėtar (tė Brazilit), si dhe familjen dhe miqtė e mi pėr mbėshtetjen e tyre. Faleminderit gjithashtu edhe FIFPro pėr kėtė ēmim dhe punėn e tyre nė mbrojtje tė interesave dhe vlerave tė futbollistėve kudo nė botė. Ndėrkohė qė Kaka fitoi njė vend nė World 11 (Njėmbėdhjetėshi mė i mirė nė botė), skuadra spanjolle, Barcelelona, ishte formacioni me mė shumė nominime: Karles Pujol, Lionel Mesi dhe Ronaldinjo. Xhanluixhi Bufon ruajti vendin si portieri mė i dashur, ndėrohė qė nga italianėt ishte dhe Nesta, si dhe Kanavaro i Realit tė Madridit.
FIFPro World XI, 2006-07:
Bufon (Juventus), Teri (Chelsea), Kanavaro (Real Madrid), Pujol (FC Barcelona), Nesta (Milan), Kristiano Ronaldo (Manchester United), Xherard (Liverpool), Kaka (Milan), Mesi (FC Barcelona), Drogba (Chelsea), Ronaldinjo (FC Barcelona).
|