Federata Shqiptare e Futbollit bėri tė ditur programin e Kombėtares sė futbollit nė kuadėr tė pėrgatitjeve tė sfidės me Slloveninė, e programuar pėr datėn 13 tetor 2007, nė Arena Petrol (ora 20:45). Grumbullimi i kuqezinjvė, i atyre qė luajnė nė kampionatin shqiptar, por dhe stafit nis mė datėn 8 tetor me fluturimin drejt Lubjanės (14:20) dhe sistemin nė hotel Vita nė Dobrna, rreth 18 km, larg Celjes, qytetit edhe ku do tė luhet ndeshja.
Hoteli njihet si njė vend termal, ndėr komplekset mė moderne dhe ėshtė ndėr mė tė vizituarit nė Slloveni, nisur edhe nga fakti se ndodhet shumė pranė kufirit austriak. Po ditėn e hėnė, do tė mbėrrijnė edhe futbollistėt qė luajnė nė kampionatet e huaja: Gjermani, Greqi, Qipro, Ukrainė, Itali.
Stėrvitja e parė nis nė orėn 18:30, ndėrkohė qė tė martėn, janė parashikuar dy tė tilla. E mėrkura, datė 10 tetor sjell edhe testin e parė pėr kuqezinjtė me skuadrėn lokale Velenja, njė provė kontrolli ku do tė testohet edhe formacioni i mundshėm anti-Slloveni.
Pas dy seancave stėrvitore tė ditės sė enjtė dhe njė analizė dhe stėrvitje nė stadiumin e ndeshjes, ditėn e premte, ėshtė parashikuar edhe konferenca e vetme pėr shtyp e trajnerit Bariē pėr median sllovene dhe atė shqiptare. E shtuna ėshtė edhe dita e ndeshjes me Slloveninė, me tė cilėn barazuam nė Shkodėr pa gola, por qė ndodhet nė vendin e katėr me njė pikė mė shumė se ne (10).
(Foto: Kombetarja gjate grumbullimit ne Gjermani ne prag te ndeshjes me Bjellorusine)
PROGRAMI
Date 08.10.2007
Ora 14:20 Fluturimi per ne Ljubjane .
16:00 Mberritja ne Ljubjane
17:30 Akomodimi ne Hotel "Vita" Doberna
18:30 Stervitja e pare
09.10.07
Ora 11.00 seance stervitore
15.30 seance stervitore
10.10.07
Ora 11.00 seance stervitore
15.30 seance stervitore
Eshte parashikuar ndeshje me skaudren rajonale Velenje
11.10.07
Ora 11.00 seance stervitore
15.30 seance stervitore
12.10.07
Ora 11.00 Analize ndeshje
18.30 seance stervitore ne stadiumin e ndeshjes
Konference per shtyp
13.10.07
Ora 18:00 nisja per ne stadiumin Aren Petrol Celje
20:30 Ndeshja Slloveni-Shqiperi
|