Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Manēesteri: “Duam pikėt, jo golat”

Fitorja e shtrėnguar e Manēester Junaitid 1-0 me Romėn nė Ligėn e Kampioneve ishte shumė larg asaj mrekullie me shtatė gola tė shėnuar kundėr formacionit italian sezonin e kaluar, por askush nė “Old Traford’ nuk ankohet pėr kėtė. Goli i parė sezonal i Ujni Runit e vendosi Junaitid nė vendin e parė nė Grupin F me gjashtė pikė nė dy ndeshje, duke regjistruar edhe fitoren e gjashtė 1-0 nė tetė ndeshjet e fundit pėr “Redsat”. “Natyrisht, unė preferoj tė shėnojmė mė shumė gola, por ne fituam 1-0 dhe kemi tė njėjtėn numėr pikėsh, nuk ka rėndėsi nėse rezultati ėshtė 1-0, 7-0 apo 2-0”, - tha mbrojtėsi francez, Petris Evra pėr stacionin televiziv tė Manēester Junaitid. “Janė tri pikė dhe unė jam i lumtur pėr kėtė. Unė jam gjithashtu i lumtur pėr Uejni Runin. Ai punoi shumė fort pėr t’u rikthyer nga dėmtimi dhe ishte e jashtėzakonshme tė shihje atė duke shėnuar. Ne luajtėm kėtė ndeshje me shume profesionalizėm dhe unė jam i kėnaqur me fitoren 1-0”. Sulmuesi Luis Saha, i cili luajti pėr herė tė parė, qysh prej dėmtimit tė pėsuar nė muajin shkurt, u shpreh nė tė njėjtėn linjė se rezultati ėshtė mė i rėndėsishėm se sa performancė e bujshme. “Qėllimi kryesor janė gjithmonė tri pikėt”, - tha Saha pėr televizionin e klubit tė tij, MUTV. “Ne deshironim tė shėnonim mė shumė gola pasi ne jemi Manēester Junaitid dhe kjo ėshtė ajo qė klubi dėshiron, por ngadonjėherė gjėja kryesore mbetet rezultati”. Manēesteri nuk ishte nė formėn mė tė mirė kundėr Romės, formacioni i sė cilės humbi njė sėrė rastesh tė mira nė pjesėn e dytė. Runi thotė se ekipi i tij ishte me fat qė mori tri pikė. “Ne luajtėm OK, por Roma luajti mė mirė dhe rezultati mė i ndershėm ishte njė barazim, fatmirėsisht ne ia dolėm tė menaxhonim takimin”, - tha Runi. Junaitid do tė pėrballet me Dinamon e Kievit, ende pa pikė, nė dy sfida vajtje-ardhje, duke shpresuar tė arrijė nė kuotėn e 10 pikėve qė, sipas menaxherit Aleks Ferguson, janė tė mjaftueshme pėr tė arritur nė fazėn me nokaut.