Ekskluzive nga Arben Shemili
Diten e hene ka mberritur ne Liverpul avioni me lojtaret e Olimpik Marsejes, te cilet do te zhvillojne ndeshjen me te rendesishme me ekipin e Liverpulit per Champions Ligue. Qe ne aeroport lojtaret e Marsejes jane pritur nga fanset e tyre te cilet jane te shumte edhe ne Angli, ku jetojne dhe punojne, ashtu edhe nga fanset e tyre te perhershem qe e ndjekin skuadren gjithmone nga pas. Surpriza me e madhe per tifozet e Marsejes ka qene kur kane pare kapitenin e tyre Lorik Canen me nje luk te ri “alla Beckham”. Cana ka prere floket e tij te gjate duke i bere fare te shkurtra, njelloj si modeli i David Beckham. E kontaktuam ne telefon per t’i marre nje interviste te shkurter pasi edhe koha ishte shume e kufizuar per te, gjithashtu i gjithe ekipi ishte porositur qe mos te kene asnje kontakt me gazetaret, por Cana si mik i ngushte i yni preferoi te shkembente dy fjale me ne direkt nga Liverpuli.
- Lorik, keni prere floket, cila eshte arsyeja?. Jeni supersticioz apo ndonje arsye tjeter?. Mesa dime ne nje manaxher i njohur ne Angli qe ju ndjek keto vitet e fundit ka thene: ne qoftese Cana nje dite do te transferohet ne Premier Lige, gjeja e pare qe duhet te beje, duhet te preje floket sepse ketu i kushtojne shume rendesi ketij fakti dhe gazetat do te merren shume me floket e gjate te tij.
- Ne radhe te pare dua te theksoj se ne Premier Lige ka shume lojtare me floke te gjate, po ju marr nje shembull, shoku im i ekipit Zenden, ka luajtur per disa sezone rresht ne Premier lige dhe nuk ka pasur asnje here problem me floket e tij te gjate. Pra nuk eshte kjo arsyeja. Une vendosa te ndryshoja dhe kaq, kisha shume kohe qe nuk e ndryshoja modelin tim te flokeve qe kur isha tek PSG-ja.
- Po pse pikerisht perpara ndeshjes me Liverpulin?
- Ndoshta edhe per te me sjell pak fat. Ndoshta dhe per t’ju fshehur sadopak syrit te arbitrave qe me kane ne shenjester dhe me dukej sikur nga floket e gjate ato shikonin tek mua me shume agresivitet. Qesh…
- Mos po kopjoni pak David Beckham?
- Jo, apsolutisht jo. Megjithe rrespektin qe kam per ate si futbollist, une nuk kam asnje lidhje me tipin e tij dhe nuk mundohem aspak t’i ngjaj. Ishte parukieri i im ai qe me sygjeroi kete model, packa se i ngjan modelit te Beckham.
- C’mund te na thoni per ndeshjen?
- Po ne jemi te pregatitur shume per kete ndeshje, do te japim maksimumin tone. Liverpuli eshte nje ekip i madh dhe po te shikojme statistikat, te gjithe ekipet franceze qe kane luajtur ne Liverpul per kompeticionet e uefa-s, jane mundur, pervec ekipit te Olimpik Marsejes i cili ka arritur te barazoje 1-1 ne sezonin 2004 (edicion i kupes uefa) me gol te shenuar nga Drogba. Shpresojme qe te marrim perseri nje rrezultat pozitiv dhe dua te theksoj qe nuk i druhemi aspak Liverpulit, edhe ata e dine qe Marseja eshte nje ekip me emer te madh.
- Kjo do te jete ndeshja ideale per manaxheret angleze qe ju ndjekin prej kohesh juve si lojtar.
- (Qesh…) Une jam i perqendruar tek ekipi im njeqind per qind, ndersa manaxheret kane punen e tyre.
- Ju urojme suksese dhe faleminderit!
- Ju faleminderit juve!
|