Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Kanavaro kundėr Italisė sė tij dhe Lacios

Fabio Kanavaro do tė pėrballet pėr herė tė parė me njė kundėrshtar italian, kur tė mėrkurėn Reali i tij do tė ndeshet me Lacion nė Ligėn e Kampioneve. “Do tė jetė pak e ēuditshme”, - tha kapiteni i Italisė. “Unė do tė jem paksa si organizator, dikush qė i njeh tė dyja gjuhėt, njeh qytetin, stadium dhe kundėrshtarėt. Unė jam duke ardhur me Realin e Madridit, dhe pėr kėtė, ndeshje nė Itali do tė jetė speciale dhe me jep mė shumė motivim”. Kanavaro luajti gjatė gjithė karrierės sė tij nė Itali pėrpara se tė transferohej nė Madrid sezonin e kaluar. Kanavaro ka njė problem me gjurin, por ai pritet tė luajė, pasi mbrojtėsit Pepe dhe Kristof Metzeleder janė pezulluar. Edhe sikur tė mos luajė, Kanavaro do tė jetė nė gjėndje tė kėshillojė shokėt e tij pėr sulmuesit e Lacios, qė do tė startojė me Tomaso Rokin. “Ai gjihtmonė lėviz nė linjėn e ofsajdit dhe rrėshqet me lėvizje tė pabesueshme”, - tha Kanavaro gjatė njė interviste pėr “Gazzeta dello Sport”. "Ai ėshtė shumė i mirė edhe me kokė, edhe pse ka njė gjatėsi normale. Ai nuk bėn shumė gabime pėrballė portės”. Kanavaro nuk haroi tė paralajmėronte shokėt e tij tė ekipit se duhej t’i hidhnin gjithmonė sytė edhe nga sulmuesi tjetėr i Lacios, Goran Pandev. Roki ka kaviljen e dėmtuar, por ai shpreson tė luajė: “Ėshtė njė ndeshje speciale. Unė do tė bėj gjithēka pėr tė luajtur”, - tha ai. Kjo ėshtė ndeshja e parė e Lacios nė shtėpi nė Ligėn e Kampioneve nė katėr vitet e fundit. Reali i Madridit e nisi fushatėn europiane me njė fitore 2-1 kundėr Verder Bremenit, ndėrkohė qė Lacio arriti njė barazim tė vėshtirė 1-1 me Olimpiakosin. “Pėr momentin, unė shpresoj se ata mund tė pėrfundojnė tė dytėt nė grup”, - tha Kanavaro pėr Lacion. Reali ka dalė i pathueshėm nė katėr vizitar e mėparshme nė “Olimpiko”, me tre fitore kundėr Romės dhe njė barazim 2-2 me Lacion nė shkurt tė vitit 2001. Lacio nuk po kalon njė moment tė mirė nė Serinė A, kur ka arritur tė fitojė njė nga gjashtė ndeshjet e luajtura. Klubi italian i ka shėnuar tė gjithė golat e tij gjatė kėtij sezoni vetėm nė pjesėn e dytė. Kapelo Sfida Lacio-Reali i Madridit ka dhe njė tė veēantė tjetėr shumė intriguese. Fabio Kapelo, i cili u shkarkua nga drejtimi i Realit tė Madridit pasi fitoi kampionatin spanjoll, do tė luajė rolin e komentatorit tė ndeshjes pėr stacionin televiziv shtetėror italian, RAI. Tare Sulmuesi shqiptar Igli Tare, ka njė shans pėr tė luajtur kundėr rekordmenėve tė Ligės sė Kampioneve, Realit tė Madridit. Sulmuesi kryesor i Lacios, Tomaso Roki, ėshtė i dėmtuar dhe ka shumė mundėsi qė trajneri Delio Rosi tė fusė shqiptarin pėrkrah maqedonasit Pandev. Sfidat direkt Midis dy skuadrave ekziston vetėm njė ballafaqim midis tyre nė kupat europiane: nė edicionin 2000-2001, nė fazėn e dytė tė tė grupeve nė Ligėn e Kampioneve, Lacio humbi nė Spanjė 3-2 dhe barazoi 2-2 nė shtėpi, me golat e Nedved dhe Krespos pėr lacialėt dhe Solari dhe Raulit pėr merengesit. Nė ballafaqimet e shtėpisė me skuadrat spanjolle, bilanci i Lacios ėshtė tre fitore, tre barazime dhe njė humbje. Pėr Realin nė Itali bilanci ėshtė i hidhur: katėr fitore, katėr barazime dhe pesėmdhėdhjetė humbje.