Lorik Cana, kapiteni i Marsejės do tė luajė sot nė Anfild, atje ku skuadrat franceze nuk kanė fituar kurrė, duke e bėrė akoma mė tė vėshtirė detyrėn e Erik Gerets nė debutimin e tij si trajner i Marsejės. Humbja e vetme e Liverpulit nė Ligėn e Kampioneve, nė fazėn e grupeve, ishte ajo me Gallatasarijin, i drejtuar nga askush tjetėr, por vetė belgut Gerets. Marseja siguroi njė barazim 1-1 nė vizitėn e fundit nė Angli nė Kupėn UEFA (2004), pėrpara se tė fitonte ndeshjen e dytė 2-1 nė shtėpi. Marseja ėshtė nė krye tė Grupit A duke mundur Beshiktashin 2-1, pavarėsisht se nė kampionatin francez ka arritur vetėm njė fitore nė nėntė ndeshjet e para, duke sjellė edhe shkarkimin e trajnerit Albert Emon. Ne jemi tė qartė se nuk ėshtė njė ndeshje e lehtė, por nga ana tjetėr nuk duhet ta teprojmė, - tha presidenti i Marsejės, Pape Diouf. Ėshtė ndeshja jonė e parė e erės sė re. Ėshtė njė ndeshje e rėndėsishme pėr ne, pėr trajnerin dhe na duhet tė qendrojmė optimistė. Liverpuli, qė humbi me Milanin nė finalen e vitit tė kaluar, barazoi me Porton nė ndeshjen e parė tė tij. Marsejėzėt kanė informacione tė brendshme pėr tė Kuqtė, falė lojtarėve Xhibril Sise dhe Boudevijn Zenden, tė cilėt u transferuan gjatė verės nga Liverpuli. Ėshtė njė ekip shumė i organizuar, shumė kompakt, -tha anėsori holandez, Zenden. Mbrojtėsit e Liverpulit nuk tė falin njė centimetėr. Janė tė shpejtė dhe tė fuqishėm nė kundėrsulm. Sise pohon se kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard si kėrcėnimin mė tė madh. Xherard ėshtė njė nga lojtarėt mė tė mirė nė botė nė pozicionin e tij, ai ėshtė i mrekullueshėm, - tha sulmuesi i Francės. Ndonjėherė tė duket se ai mund tė fitojė njė ndeshje krejt i vetėm. Ai ka aftėsitė tė tilla qė tė dominojė takimi, tė kthejė lojėn nė favorin e tij. Njė fitore e Liverpulit mund tė zgjasė pathyeshmėrinė nė start nė tė gjitha kompeticionet gjatė kėtij sezoni nė 12 ndeshje, ndėrsa portieri Hoze Reina mund tė thyejė rekordin 30-vjeēar nėsė ai do tė ruajė tė paprekur portėn pėr gjashtė ndeshje me radhė, duke mos llogaritur penalltitė. Ndeshja kundėr Marsejės do tė jetė e 50-ta nė Ligėn e Kampioneve pėr trajnerin Rafa Benitėz me Liverpulin (36) dhe Valencian (14). Fernando Torres do tė luajė ndeshjen e parė me Liverpulin nė Ligėn e Kampioneve, pas politikės sė rotacionit tė vendosur nga trajneri. Pėr Marsėjėn e kapitenit Lorik Cana, nuk do tė luajė, lojtari mė i rrezikshėm i saj, mesfushori i Kombėtares sė Francės, Samir Nasri, pėr shkak tė njė infeksioni viral. |