Gais i Migen Memelli barazoi nė transfertė me AIK (0-0), ndėrsa sulmuesi shqiptar mund tė kishte shėnuar golin e fitores pėr skuadrėn e tij, kur nė tė 88, topi i goditur prej tij ka thuajse ka qethur shtyllėn pingule. Gais, qė vinte shumė i motivuar pas humbjes nė shtėpi me derbin me Goteborgun (0-1), e kėrkoi rezultatin pozitiv ndaj kundėrshtarit qė ndodhet nė vendet e sipėrme tė renditjes nė kampionatin suedez. Pėrgjithėsisht luajtėm me strategji mbrojtėse, ēka ėshtė edhe filozofia dhe e ekipit tonė, por rrezikuam jo pak me kundrasulm, - thotė sulmuesi shqiptar Memelli, i cili hyri si zėvendėsues nė minutėn e 73-tė. Sė fundi, Memelli jep edhe njė mendim tė shpejtė pėr Kombėtaren: Pashė ndeshjen me Holandėn nė kanalet holandeze dhe mė erdhi keq qė pėsuam humbjen nė minutėn e fundit. Sllovenia? Nė Shkodėr barazuam me ta, dhe njė barazim nė Slloveni do tė ishte rezultat pozitiv, para se tė ballafaqohemi me Bullgarinė nė Tiranė. |