Bledar KUKA, Gazeta "Korrieri" TIRANE - E kuqja nuk ka qene aspak ne mode sezonet e fundit. Ndonese tifozeve te Partizanit kjo nuk u pelqen fare, qe nga viti 1993, skuadra e ish-ushtarakeve nuk del me kampione. Per njerez te mesuar me suksese e kupa, qe zakonisht i kane pare te tjeret nga siper, kjo kohe qe po jetojme eshte “e mallkuar”. Shpresa zakonisht eshte ajo qe vdes e fundit, por trajneri i sotem i Partizanit, Hasan Lika, se bashku me skuadren qe ka ne dispozicion dhe presidentin e klubit, Xhani, i kane bere tifozet te nisin te enderrojne titullin qe ne tetor.
“S’ka Dinamo, as Tiron, por ka vetem Partizon”. Kjo ka qene vazhdimisht nje prej parullave me te pelqyera te tifozeve qe, dikur, ne vitet 80-te e me heret, vendoseshin ne cepin jugor te karshise (20-es), ne krahun e kodrave te Liqenit Artificial te Tiranes. “Lapraksit” ishin ultrasit, ndersa sot pritet qe te kthehen me me shumice ne stadium. Kapiteni Ardit Beqiri, vete Xhani apo te tjere ne klub po i kerkojne mediatikisht tifozeve qe te mbushin tribunat, ashtu si dikur.
Lika cilesohet sot si nje nga trajneret me te mire te futbollit ne Shqiperi, njeri qe prej vitesh e fiton jetesen me kete profesion, duke shetitur nga Partizani, Teuta, Besa e tani serish Partizani. Kthimi i tij perkoi me nje normalizim te papritur te politikave te klubit, perkatesisht te Xhanit. Pas shume vitesh protagonizmi ne treg, kur dhjetra e dhjetra futbolliste veshen fanellen e rende dhe shume trajnere pasuan njeri-tjetrin, papritmas stuhia mori fund.
Nuk ka me emra ekzotike, braziliane apo afrikane qe vinin direkt nga toka e kafese apo “Made in Greece”. Ashtu sic i pelqen trajnerit, skuadra eshte kompakte, me emra me pak pikante, por shume me vrapuese ne fushe dhe vitet mbi supet e lojtareve jane shume me te pakte.
“Ne besojme per punen qe kemi bere, - rrefen Lika, pas nje faze pergatitore me te gjate dhe me te rregullt se zakonisht, - Jemi rritur, kemi me shume besim. Jemi me mire se vjet, por te mos harrojme se edhe kundershtaret jane me mire. Une besoj te titulli, por e di se do te jete shume e veshtire”.
Tashme, me 15 pike pas 5 javesh kampionat, besimi i Likes nuk duket aspak i gabuar. Kohet vertet kane ndryshuar dhe ky proces sjell besim. Kulmi i “revolucionit Xhani” ka qene ne qershor 2003 deri ne dhjetor 2004, kur u bene plot 76 levizje (lojtaresh) ne 549 dite, apo nje levizje ne jave. “Operacion fshesa” tani nuk ka me.
Ne ekip flitet vetem shqip, me portier Shehin, me mbrojtes si Pinari, Tafaj, Osmani, me mesfushore si Dhembi, Devolli, Muzaka, Shkembi e me sulmues si Abilaliaj, Progni e Malindi. Nga mozaiku u largua Bejzade dhe po perflitet per moskorrektese ne pagesa, por presidenti kundershton ...
Partizani nuk ka me te huaj. “Zakonisht te huajt nuk kane bere diferencen ne Shqiperi, - vlereson trajneri, - prania e te huajve mund te jete e mire apo e keqe, por ne kampionatin tone nuk kane qene aq pozitive, plus qe edhe nuk kane qene mjaft korrekte”.
Cili do te jete themeli i ketij Partizani qe i premton tifozeve qe te riktheje lavdine e dikurshme? “Ne radhe te pare, pika jone me e forte eshte kolektivi, - mendon Lika, - kemi skuader te ekuilibruar”. Ne kete kolektiv Lika ngacmon ata qe i quan individe te vecante. “Ne nuk kemi lojtare te tille qe te bejne diferencen dhe te vendosin ndeshjen te vetem, por lojtare te mire dhe me pervoje qe mund te punojne me mire bashke me ekipin dhe ekipi t’u sherbeje me shume”, - vazhdon ai.
Nese e pyet se perse te kuqte jane duke pritur prej kaq kohesh per te fituar nje kampionat, trajneri te pergjigjet se e ka nje bindje te perforcuar ne vite.
“Une kam mendimin tim per cfare ka ndodhur keto vjet te Partizani, - nis te tregoje ai, - klubi ka fituar 5 tituj kampione qe nga 1971-shi. Nuk e di nese arrini ta perktheni kete qe po them”. Dhe Lika nis te shtjelloje se theqafja e te kuqve ka nisur shume me pare sesa viti 1990. “Deri ne vitet 60-te Partizani fitonte sepse ishte i forte dhe sepse ekzistonte urdheri qe ai duhej te fitonte, - vazhdon ai, - ne vitet 70-te gjendja ndryshoi”. Lika prek periudhen e gjyqeve te tmerrshem ne kupolen e ushtrise dhe ministrise se mbrojtjes qe varrosen edhe mbrojtesin e fuqishem te Partizanit, Petrit Dumen.
“Ne nuk jemi nga ata qe fitojne titullin kampion duke thirrur “Poshte komunizmi” apo duke trokitur ne Federate”. Ky eshte sulmi frontal i trajnerit te Partizanit. Emri nuk thuhet, por nenkuptohet Tirana, nje pjese e tifozeve te se ciles per shume kohe ne vitet 90-te brohorisnin ne stadium “Tirona heroike, me Partine Demokratike”.
“Ne keto vite, “qahet” trajneri, Partizani iu largua atij mentaliteti qe tani e kane te tjeret per te fituar. Ne nuk fitojme me me urdher. Na kane futur shkopinj ne rrota. Ne nuk kemi gjyqtare me vete dhe as nuk themi se ne paguajme me shume se te gjithe, prandaj duhet te dalim kampione”. Klubi qe paguan me shume (meqe ra fjala) eshte Tirana ...
“Por nuk jam pesimist”, - mohon dorezimin. Lika ka edhe nje arsye me shume qe e ben te besoje. “Faj kemi pasur edhe vete qe nuk kemi fituar”, - thote ai, ndonese nuk e ka me qejf te tregoje se cfare gabimesh jane bere ne klub. Ngacmohet per punen e paraardhesve apo per ndikimin e tij ne stabilizimin e organikes se ekipit, por ai nuk “bie ne gracke”. “Kur erdha, ekipin e gjeta mire, ishte punuar, - jane fjalet e tij, - ndersa ndryshimi i strategjise nuk me dedikohet vetem mua, por edhe te tjereve. Une thjesht jam pjese e ketij ndryshimi”.
Ekipi te mbush me ajer “pozitiv”. Tefik Osmani eshte mbrojtes qe ka arritur edhe ne ekipin kombetar dhe e synon serish ate. Mesfushoret Paulin Dhembi dhe Gjergji Muzaka gjithnje e kane pasur potencialin per te bindur Baricin, ndersa Bledi Shkembi ka qene kuqezi prej vitesh dhe kerkon ta rifitoje statusin e humbur. Ne sulm, Enco Malindi quhet talent, ndersa Arber Abilaliaj habit gjithkend me mungesen e shperthimit qe pritej prej tij. Elis Bakaj eshte thirrur ne ekipin kombetar nga trajneri kroat, duke vulosur rritjen e tij te pashmangshme, megjithe nxitimet qe sjell karakteri dhe mosha.
Nje nga punet me te mira te presidentit Albert Xhani ka qene Akademia e klubit. Pavaresisht nga te keqijat apo te mirat, perfundimi eshte qe “inkubatori” prodhon dhe prodhon per Partizanin. Ne klub kane shume besim se kjo do te jete “menyra” apo “rruga e re” per te thyer dominimin financiar te Tiranes, ndonese sipas te kuqve ky dominim ka qene edhe me prapaskena. Behet fjale per “sistemin” e famshem te permendur sezonin e kaluar nga Xhani, i cili u frymezua nga “Kalcopoli” ne Itali dhe “sistemi Moxhi”, qe u demaskua me 2006.
Sinteza e ekipit te sotem eshte rini+pervoje. Lika flet i rezervuar dhe sipas tij Partizani ka pasur pervoje edhe vjet, por fakti eshte se sezonin e kaluar te kuqte luajten futbollin me te mire dhe me me shume deshire, por rinia e theksuar ne ekip pati koston e vet. Gjendjen e sotme trajneri e pikturon me ngjyra roze, shpresedhenese, pozitive. “Kemi ruajtur ekipin e vjetshem plus kemi bere perforcime, - shprehet, - kemi nje fizionomi tonen te percaktuar qarte. Nder lojtaret ka deshire, impenjim. Familja jone beson me shume, por na takon te shperblejme tifozet duke fituar”.
Kush jane rivalet. Qe disa jave me pare, Lika fliste per emrat tradicionale, por pa i permendur. Sic e ka stil te vetin, Lika nuk flet me emra. “Rivalet? - pyet ai, - do te jene ata qe kane qene zakonisht. Ata qe jane mesuar te fitojne nje kampionat. Nuk shoh ndonje ndryshim apo perforcim te madh ne skuadrat e tjera qe nuk i perkasin kesaj kategorie”. Lika “certifikon” Tiranen, Dinamon e Vllaznine qe, normalisht, jane tradita, ndersa (nenkuptohet) le pa shprese Teuten, Elbasanin, Besen. Tirana duke e veteskualifikuar, aq me teper pas humbjes se fundit ne Kavaje.
Pas nje shtegtimi te gjate, njeriu qe i perket qe prej rinise se hershme shkolles e kuqe eshte kthyer ne shtepi. “Une jam profesionist, - mendon Lika, - kudo kam punuar per te fituar, kam dhene maksimumin. Por nuk mund ta perjashtoj nostalgjine, pra qe Partizani eshte me i vecante per mua”. Nje titull me ekipin e tij te zemres do te ishte “lulja” me e bukur ne buqeten qe ka krijuar deri tani, duke pasur suksese edhe me perfaqesuesen e Shqiperise U21.
Ai thote se e ka te qarte ate qe duhet te beje. Thote se nuk eshte i ngurte ne taktike, por se do ta bazoje gjithcka ne lojtaret qe do kete ne dispozicion dhe kundershtari qe do te kete perballe. “Nuk me pelqen te flas per ekipe qe luajne ne sulm apo qe luajne ne mbrojtje, - arsyeton specialisti, - si eshte me mire, te sulmosh me shume lojtare dhe te krijosh vetem dy raste, apo te sulmon me me pak dhe te krijosh 7-8 raste. Ne luajme qe te krijojme raste dhe te shenojme gola, por po them se me pelqen qe ekipi te kete ekuiliber. Nuk me intereson se cfare mendimi kane te tjeret per lojen e ekipeve te mia, por vetem ajo qe dua te arrij”. |