Kapiteni i Interit, Havier Zaneti u ndje i sigurt pėr skuadrėn e tij nė prag tė ndeshjes me PSV Eindhoven, por gjatė konferencės sė tij pėr shtyp, ishin tė paevitueshme pyetjet nė lidhje me paraqitjen e rėndė tė zikaltėrve nė kampionat kundėr Romės. Shpresojmė tė pėrsėrisim atė takim, edhe pse nesėr (sot) do tė jetė njė ndeshje tjetėr, pasi Liga e Kampioneve ėshtė njė tjetėr kompeticion. Nė sfidėn e sė shtunės e rėndėsishme ishte paraqitja: dėshironim tė fitonim me ēdo kusht dhe nuk e dinim qė nuk do tė ishte e lehtė pasi Roma ėshtė njė skuadėr e madhe qė synon fitimin, ashtu si ne, tė kampionatit. Gjithsesi zbritėm nė fushė me personalitet tė madh, treguam forcėn tonė dhe e fituam me meritė. Moduli i lojės? Gjatė javės e provuam modulin dhe trajnerin na shpjegoi gjithēka. Ishte njė zgjidhje qė dha rezultate tė mira. Zaneti flet edhe pėr Ligėn e Kampioneve: Nė sfidėn e parė me Fenerbahēen nuk luajtėm mirė dhe pėr shumė motive ata e merituan fitoren. Pastaj, ėshtė e vėrtetė qė kemi mungesa tė rėndėsishme pėr shkak tė skualifikimeve dhe dėmtimeve, por nuk dėshirojmė tė gjejmė justifikime, madje dėshirojmė tu japim vazhdimėsi gjithēkaje tė mirė qė kemi bėrė nė kampionat. Kėtė dėshirojmė ta bėjmė edhe nė Ligėn e Kampioneve. Nė raport me ndeshjen e parė sezonale nė Europė jemi sigurisht mė mirė fizikisht, dhe ky mund tė jetė njė avantazh. Nė ndeshjet e fundit kemi gjetur njė kuadraturė tė mirė qė shpresojmė se do tė na shėrbejė edhe nė ndeshjen e nesėrme (sotme). Kemi njė grup shumė kompetitiv, dhe gjatė zhvillimit tė lojės mund tė pėrdorim module tė ndryshme. Dėshirojmė tė bėjmė njė ndeshje tė madhe dhe publiku ynė do tė na karrikojė. Sa i rėndėsishėm ėshtė Ibra? Shumė, ka tė dhėna qė e lejojnė tė bėjė diferencėn e kualiteteve dhe tė zgjidhė ēdo ndeshje. Shpresojmė tė zhbllokohet me gol edhe nė Ligėn e Kampioneve, ka kapacitetet pėr ta bėrė pa problem kėtė. Por jemi skuadėr e madhe dhe kemi edhe sulmues tė tjerė tė zotė.
Bastet, Interi favorit
Bukmejkėrsat nuk kanė asnjė mėdyshje se Interi i Roberto Manēinit ėshtė favoriti kryesor nė raport me PSV Eindhoven, edhe pse skuadra holandeze ka njė eksperiencė tė madhe nė fushatat europiane. Kompania e basteve Agicos u jep pak shanse djemve tė Ronald Koeman, kjo edhe si pasojė e provės sė jashtėzakonshme tė Interit kundėr Romės. Fitorja e zikaltėrve llogaritet 1.35, barazimi 4.30, ndėrsa fitorja e PSV Eindhoven, 8.00.
|