Nga Turqia, Indrit Bulku
Ky lajm nuk vjen nga Italia, Anglia apo Spanja, por vetem nga nje vend ballkanik qe para dy tre dekadash ishte pothuajse ne nje nivel me futbollin shqiptar dhe fushat e stadjumeve ku sot luajne Interi, Barcelona apo Liverpuli kishin me shume balte sesa bar.
Dje trajneri I Galatasaray-it ka rrezikuar shume per hir te disiplines dhe profesjonalizmit. Megjithe rendesine e derbit historik me Beshiktashin, Feldkamp nuk perfshin ne 18 lojtaret e ndeshjes idhudhin e fansave te Gallates, Hakan Shukur dhe lojtarin me te mire per momentin dhe blerjen me te bujshme te veres, Linkoln (te ardhur nga Shalke 04) Arsyeja? Shkeleje e disiplines dhe thyerje e rregullores se klubit para ndeshjes me Beshiktashin.
Sapo e degjova kete lajm menjehere me shkoi nder mend Tirana dhe futbolli shqiptar ne pergjithesi. My kujtua historia e Korces dhe replikat me lojtaret. Mu kujtuan donatoret e Tiranes qe me kollaj e kane te denigrojne trajnerin dhe te ‘ledhatojne’ mbreterit e tyre qe luajne ne fushe. Mu kujtua “arroganca” fshatareske e lojtareve qe me te drejte bejne ligjin. Sa amatore qe jemi! Nje ekip si Galatasaray apo Beshiktash qe vetem ne vitet 80 do perbenin nje ofendim nese mundnin nje ekip shqiptar, tani jane afer majaes se futobollit evropjan. Ngjitja filloi pikerisht kur per here te pare u afruan trajnere gjerman. Ndoshta me shume se ekspertiza e tyre ne fushen e futbollit ata i dhane nje grusht te forte amatorizmit te ketyre klubeve ne drejtim e menaxhim. Dhe vetem pas 2 dekadash Galatasaray fiton kupen Uefa dhe superkupen e Europes, Beshiktash kalon ne cerekfinale te kupes Uefa, Galatsaray ne cerekfinale te kupes se kampjoneve pasi eleminon Milanin, Paris SG, etj, Turqia del e treta ne Bote, etj.
Dje asnje nga drejtuesit e Galatasaray-it nuk doli ne TV per te dhene interviste. (ne fakt ata jane njerez te ngritur jo si presidentet apo donatoret tane qe pasi kane kaluar shumicen e jetyes se tyre shofera, karocjera apo sherbetore gjejne rastin qe ta privatizojne ekranin e televizorit dhe te imagjinojne se jane presidente shteti apo kompanie te madhe biznesi) Asnje , as dhe tifozat nuk e kundreshtoi apo komentoi vendimin e trajnerit te Galatasaray- it megjithese zemra a cdo fansi kuq e verdhe po dridhej para derbit. Dhe ne fund Galatasary fiton. Fitoi profesjonalizmi. Shukur e Linkoln e pane ndeshjen ne tribune. Ndoshta e kuptuan se nuk jane te zotet e Galatasaray-it. Ndoshta u kujtuan se jane vetem punetore sado te famshem qe jane. Fundja duke ju referuar terminologjise se futbollit ata shiten e blehen, jipen me qira dhe debohen, pra jane mall i Galatasaray-it ne gjuhen e biznesit, jo zoter te klubit. Valle lojtaret famoze shqiptare dhe ata qe i kurdisin duke i dhene leke pas kuintave dhe duke i perkedhelur shume me injorancen e tyre, mendojne se jane me lart se nje legjende futbolli si Shukur dhe nje lojtar klasi si Linkoln?
Futbolli shqiptar ka shume probleme por me kryesori eshte menaxhimi amatoresk. Fundja te paret tane jo me kot thonin”Peshku qelbet nga koka.”
|