Alban Bushi golin e fundit tė tij, atė tė 14-tin e ka shėnuar nė miqesoren kundėr Azerbajxhanit (2-1) kur kombėtaren e drejtonte gjermani Hans Peter Brigel. Rekordmeni absolut i Kombėtares pėrsa u pėrket golave (14 gola nė 65 ndeshje) ka realizuar dyfishin e ndjekėsit tė tij mė tė afėrt, Erion Bogdani, i cili ka shėnuar 7 gola nė 39 ndeshje. Sulmuesi 33-vjeēar i Apollon Kallamarjasė ka qenė i pafat nėn urdhėrat e Oto Bariēit, por tani ėshtė i bindur se pėr tė ka ardhur momenti pėr tė shėnuar golin e 15-tė do tė shėnojė golin e kundėr Holandės.
Si gjykon veterani Bushi takimin me Holandėn?
Ndeshja ėshtė e vėshtirė. Ne duhet tė japim maksimumin. Ekipi duhet tė japė jo 100 pėr qind, por 200 pėr qind nė fushėn e lojės. Nuk na intereson shumė rezultati. Mua personalisht, por dhe trajnerit dhe lojtarėve tė tjerė, pasi kemi folur me tė gjithė, na intereson qė tifozeria jonė, nė stadium dhe jashtė tij, tė kėnaqen dhe tė ndihen krenarė. Rezultati ėshtė i fundit nė kėtė ndeshje. Objektivi ynė nuk ėshtė tė marrim tri pikėshin, por tė rritemi nė lojė.
Do ta shėnoni golin e 15-tė kundėr tulipanėve?
Nuk diskutohet qė tė shėnosh gol kundėr Holandės ėshtė njė gjė e madhe. Duket se golat i kam lėnė pas dore. Edhe kur mė pyetėn se a do tė shėnoja kundėr Maltės, thashė jo. Duke thėnė vazhdimisht nuk do tė shėnoj, spo realizoj. Duhet thėnė qė do tė shėnoj qė tė vijė dhe goli.
Alban, a besoni se tashmė nė sulm, sidomos nė ndeshje tė rėndėsishme ka nevojė pėr sulmues me eksperiencė, ashtu siē vepron Milani me Inzagin nė kompeticionet ndėrkombėtare?
Kombėtarja ka nė sulm lojtarė me eksperiencė, Kapllani luan nė Bundesligė, Bogdani nė Itali, Salihi, i cili djalė i ri, luan nė Austri, mund tė luajė njė pjesė, unė kam shumė vite qė luaj. Nuk ka ndonjė diferencė tė madhe midis nesh sulmuesve, por kėtė e vendos trajneri. Unė besoj se ne do tė luajmė me skemėn 4-5-1, siē luajtėm nė Bullgari dhe kėtė skemė po e aplikojmė edhe nė stėrvitje.
Nga Durresi, intervistoi: Dash Frashėri
|