Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Tirana, vjen fitorja e parė. Presidenti Topi shans

Njė gol i shėnuar nga pika e bardhė nga veterani Indrit Fortuzi nė pjesėn e parė dhe njė i dytė i realizuar pas njė kryevepre nga i riu Jetmir Stefa nė fraksionin e dytė ndeshjes, i siguruan fitoren e parė kampionėve nė fuqi kundėr Shkumbinit, teksa peqinasit regjistruan humbjen e dytė nė dy ballafaqimet me dy ekipet kryeqytetase nė harkun e gjashtė ditėve. Tirana me fitoren 2-0 nė “Selman Stėrmasi” bėri autokritikėn mė tė mirė pas dėshtimit njė javė mė parė me Flamurtarin nė Vlorė, dhe kėsaj radhe nė praninė e njeriu tė parė tė shtetit shqiptar, presidentit tė Republikės sė Shipėrisė, Bamir Topit, veshėt e tė cilėt kanė dhembur jo pak nga korret fyese tė tifozerisė peqinase ndaj ndonjė vendimi tė diskutueshėm tė gjyqtarit lushnjar Shkėlqim Guēe. Bardheblutė e kėrkuan fitoren nga minuta e parė, por golin e gjetėn vetėm nė minutėn e 12-tė, kur “Zogu” , golaedori mė i mirė nė historinė e Tiranės, Indrit Fortuzi arriti tė fitojė njė penallti, tė cilėn po vetė e finalizoi, duke shėnuar kėshtu edhe golin e parė tė tij sezonal, pas rikthimit nga Iraklisi i Selanikut. Pjesa e parė ofroi edhe dy momente pėr Shkumbinin kur Alban Byzhyti nuk arriti tė kthejė njė rast ideal nė minutėn 27-tė, ndėrsa mund tė kishte fituar edhe tė drejtėn e njė 11-metėrshi kur, mbrojtėsi i Tiranės, Endri Vrapi preku topin me dorė. Gjyqtari Guēe lejoi vazhdimin e lojės, ēka solli edhe irritimin e tifozerisė peqinase. Fraksioni i dytė nisi me njė tentativė tė dėshtuar tė Daniel Xhafaj, i cili nė minutėn e 54-rt nuk shfrytėzoi si duhet njė rast ideal. Ish-lojtari i Teutės ende larg formės sė tij. Nė minutėn e 56-tė, Kacollja i Shkumbinit nuk arriti tė finalizojė njė top tė shpėtuar nga duart e portierit tė Tiranės, 35-vjeēarit Blendi Nallbani, pas gjuajtjes sė fuqishem tė Lorenc Pashjes. Kulmi i 45 minutave tė dyta ishte kryvepra e mesfushorit Jetmir Sefa, i cili me njė gjuajte nga 30 metra e futi topin nė trekėndėsh duke i hequr ēdo mundėsi Llanit tė reagojė dhe tė pėsojė golin e katėrt nė dy ndeshjes. Edhe blerja e fundit e Shkumbinit, Gentian Stojku pati njė rast tė mirė, kur me zgjuarsi hodhi njė top nė formė parable mbi Nallbanin, por portieri i Tiranės u stėrzgjat pėr tė devijuar sferėn. Tirana e meritoi fitoren, falė formės sė mirė tė Fortuzit (tė zėvėndėsuar mė pas nga Bakalli), Sefės (tė zėvėndėsuar nga Erald Delliallisi), Jetmir Hykės, por dhe tė debutuesit Erbim Fagu. Shkumbini, qė zhvilloi njė lojė dinjitoze ashtu si dhe kundėr Partizanti, u kthye nė shtėpi nė kuotėn zero pikėve, kjo edhe pėr faktin se u pėrball nga dy ekipet mė tė mira tė Shqipėrisė. STATISTIKAT E AZHURNUARA TIRANA-SHKUMBINI 2-0 Stadiumi “Selman Stėrmasi”, Tiranė Gjyqtarė: Sh.Guce, E.Doda-I.Shima Bilanci: 34 ndeshje; 26 fitore Tirana, 6 barazime, 2 fitore Shkumbini. Golat: 71-28