Dash Frasheri
Kualifikim historik i Besės nė Kupėn UEFA, ashtu si 35-vjet mė parė, kur nė Kupėn e Fituesve tė Kupave nė edicionin 1972-1973 kalonte nė turin e dytė, kur mposhte skuadrėn daneze Fremad (1-1, 0-0). Ashtu si Flamurtari i Vlorės me Partizanin e Beogradit nė turin e parė tė Kupės UEFa nė edicionin 1987-1988. Mjaftoi njė 0-0 me Bezanijėn nė Tiranė, qė e kombinuar edhe me atė 2-2 nė Beograd dy javė mė parė (goli i Elokan nė minutėn e 90-tė vlejti dyfish), solli edhe kalimin nė turin e dytė tė Kupės UEFA tė skuadrės sė vetme shqiptare tė mbetur nė arenėn ndėrkombėtare.
Njė lojė qė foli totalisht pėr ekipin kavajas nga minuta e parė kur pati rastin e parė me Driton Krasniqin e deri tė minuta e fundit kur Abdulla Ishaka mund tė tregohej mė i vememendshėm pėr ta shtyrė topin nė rrjetė. Nė minutėn e 8-tė kapiteni Xhihanin realzioi njė kryevepėr, kur pasi stopoi topin me gjoks goditi fluturimthi nga 25-metra ndėrsa topi goditi shtyllėn traversale. Nė tė 10, pas njė goditje kėndi nga njė rrėmujė nė zonėn e vogėl tė portierit, Abdulla Ishaka i ndodhur nė vijėn e portės duhej ta kalonte Besėn nė avantazh. Pesė minuta mė pas nigeriani vodhi njė top por u tregua i pavendshėm pėrpara portės, pėr tė mbėrritur te minuta e 30-tė kur goditi tokazi shtyllėn. Pjesa e parė mbyllet 0-0, por Besa ka fituar avantazhin psikologjik. Pjesa e dytė e njėjta strategji e trajnerit rumun tė Besės, Silviu Dumitresku. Besa niset mirė nga mesfusha e ngjeshur dhe Bezanija nuk gjen hapėsira pėr tu organizuar. Njė lojė me shumė faza ndalesash dhe kartonat nuk mungojnė (8 tė verdhė). Dy ekipet e pėrfunduan takimin me nga 10 lojtarė. Hoxha pėr Besėn (pėr shkak se rihyri nė fushė pa lejėn e gjyqtarit) dhe portieri Kovaēiē pėr Bezanijėn (pasi preku topin me dorė jashtė zone kur ishte lojtari i fundit) u ndėshkuan me karton tė kuq nga gjyqtari portugez. Besa ishte shumė mė impulsive, arriti tė godasė tri herė shtyllėn (Xhihani, Abdulla Ishaka dhe Veliaj) dhe shpėrdoroi njė mori rastesh tė humbura fatalisht (tre tė pastra tė Abdulla Ishaka) qė solli nė pėrfundim tė 90 minutave tė dyta edhe triumfin verdhezi tė shoqėruar me thirrjet e mbi 7000 tifozėve, qė thirrėn nė fund Shqipėria Etnike, duke pasur parasysh se luajti kundėr njė skuadėr serbe, nga zemra e saj Beogradi. Besa e pėrbėrė me lojtarė shqiptarė nga Shqipėria (Xhihani, Veliaj, Belisha, Alikaj, Arapi, Hoxha), Kosova (Krasniqi) e Maqedonia (Zendeli e Ramadani), njė Shqipėri Etnike e grumbulluar te njė emėr simbolik Besa ishte fitorja mė e madhe.
|