Gėzonte njė formė tė shkėlqyer. E befasoi shpesh trajnerin e tij Patrik Sander: Vetėm portier nuk mund ta vendos Ervin, tė gjithė rolet e tjera i kryen. Por, fati. Fati i keq e ndjek nga prapa. Te Ervin Skela po rikthehen hijet e janarit, kur shqiptari pati probleme serioze me vlerat e larta tė gjakut dhe nuk luajti pėr gati dy muaj pėr Kotbusin.
Tani njė tjetėr dramė pėr mesfushorin shqiptar, por jo nga ndonjė sėmundje, por nga njė dėmtim i rėndė i pėsuar gjatė stėrvitjes sė tė mėrkurės. Ervin Skela, lojtari mė nė formė gjatė fazės pėrgatitore tė Energi Kotbusit (shėnoi dhe 2 gola), do tė mungojė nė raundin e parė tė Kupės sė Gjermanisė kundėr ekipit tė Rajonaligės gjermane, Rot Vajs Esen. Mesfushori 30-vjeēar pėsoi njė dėmtim serioz, krisje tė legenit gjatė stėrvitjes kur u pėrplas me shokun e tij tė ekipit Mario Cvitanovic. Skela, sipas uejbsajtit faktduell.de, ėshtė detyruar tė shkojė me njė ambulancė nė klinikėn Carl-Thiem-Klinikum tė Kotbusit, ku iu nėnshtrua edhe njė diagnostimimi tompgrafik me kompjuter.
Se sa gjatė do ti kushtojė dėmtimi lojtarit tė Kombėtares shqiptare (44 ndeshje) ėshtė ende shpejt tė parashikohet. Sidoqoftė, shkruanin mediat gjermane, njė gjė ėshtė e sigurt se mesfushori organizator shqiptar, i testuar sė fundit nė rolin e njė mesfushori me tipare mbrojtėse, do tė mungojė nė ndeshjen e Kupės.
Skela (103 ndeshje nė Bundesligė, 12 gola), ish-lojtar i Kaisersaluternit dhe Eintrahtit tė Frankfurtit, u transferua gjatė merkatos sė janarit nga italianėt e Serisė A, Askoli te lauzicerit e Energi Kotbusit. Sezonin e kaluar pėr shkak tė sėmundjes sė gjatė tė tij, Ervini luajti vetėm shtatė ndeshje (nota mesatare e Kicker-it: 4.25). Trajneri Patrik Sander nė ndeshjen kundr Rot-Vajs Esen pritet tė vendosė blerjen e re Kristian Basila.
Ervin Skela ka tė ngjarė tė humbasė dhe ndeshjen miqėsore ndėrkombėtare qė Shqipėria do tė zhvillojė me Maltėn, mė 22 gusht, ndėrsa kundėr Holandės (12 shtator 2007) ai do tė mungojė pėr shkak tė plotėsimit tė dy kartonėve tė verdhė.
|