Me njė trajner rumun (Dumitreskun) nė krye dhe me njė listė tė gjėrė lojtarėsh tė huaj, Besa fare mirė i ngjan nė letėr njė skuadre pėr ta pasur zili. Shumėkombėshe. Gati njė Inter nė miniaturė, por nė versionin shqiptar. Gjeografia e Besės pėrshkuan Kavajėn dhe Beratit nė Shqipėri, Tetovėn dhe Shkupin nė Maqedoni, Prishtinėn dhe Gjakovėn nė Kosovė, e deri nė skajet afrikane tė Nigerisė e Kamerunit, pa harruar Francėn e Herbi Fortunatit. Nė formacionin e paraqitur nga Besa nė ndeshjen e parė me Bezanijėn nga 14 lojtarėt e aktivizuar (perfshirė dhe tri ndėrrimet) vetėm pesė lojtarė ishin shqiptarė dhe ndėr ta vetėm njė dy lojtarė ishin autoktonė kavajas (Xhihani dhe Kraja). Nėntė lojtarėt e tjerė: tre shqiptarė nga Maqedonia (Zendeli, Ramadani e Nuhiu), dy kosovarė (Dragusha dhe Krasniqi), njė nigerian (Abdulla Ishaka), njė hatian me pasaportė franceze (Fortunat) dhe njė kamerunas (Nana) dhe njė meksikan (Elokan). Edhe golat e shėnuar nga Besa nė ndeshjen e parė u pėrkasin legjionarėve me ngjyrė: Ishaka (49) dhe Elokan (90). |