Nga Arben Shemili
Merkato per kampionatin shqiptar eshte ende e hapur.Lojtaret levizin sa tek nje skuader ne tjetren. Ish portieri i Shpresave dhe portier i Shkumbinit per disa sezone rresht Ervin Llani pelqehet nga dy klube te superliges se Shqiperise, Elbasani dhe Skenderbeu i Korces.
Trajneri i Elbasanit Alimehmeti ka shprehur deshiren qe porten e skuadres se tij ta mbroje Llani. Ai ka besim tek ky portier i ri ne moshe por me perspektive dhe me eksperience ne kampionatin shqiptar,edhe pse ka qene ne nje ekip modest sic eshte Shkumbini ai vitin e kaluar ka thyer nje rekord duke i zhvilluar te gjitha ndeshjet e kampionatit pa u zevendesuar asnje minute.
Gjithashtu ate e kerkon ne ekipin e tij edhe Jani Kaci trajner i Skenderbeut,i cili e njeh shume mire pasi e ka stervitur kur ai perfaqesonte ekipin tone Shpresa.Burime afer Llanit thane qe ai ka biseduar me te dy trajneret por jane presidentet ata qe bejne ofertat dhe kontratat,prandaj jam ne pritje se cfare do te me ofrojne.Keshtu qe ne ditet ne vazhdim do te mesojme se ku do te jete e ardhmja e Llanit.
|