Dash Frashėri
Kompanitė mė tė mėdha tė basteve nė botė nuk e llogarisin kurrė njė fitore tė Vllaznisė me Trabzonsporin, teksa fitoren e kuqebluve (e konsideruar si njė skuadėr shumė modeste) e kanė vėnė me njė koeficient 10.02, pėrkundrejt 1.21 tė shtėpiakėve tė Trabzonsporit (koeficientėt e betexplorer.com). Megjithatė, Vllaznia, skuadra shqiptare qė u kualifikua me meritė nė turin e parė tė Kupės Intertoto, kur eliminoi kroatėt e NK Zagreb falė golit tė shėnuar nė fushėn kundėrshtare (1-2, 1-0) dhe dy golave tė sulmuesit gjirokastrit Arlind Nora (nga njė pėr ēdo takim), do tė synojė njė rezultat pozitiv sot nė orėn 19:00 (ora 18:00 nė Shqipėri) kur do tė pėrballet me skuadrėn e katėrt mė tė fortė turke, Trabzonsporin, qė hyri direkt nė raundin e dytė sė bashku me 13 skuadra tė tjera pėr shkak tė koeficientit mė tė lartė.
Mision i vėshtirė
Nuk do tė shkojmė nė Trabzon pėr turizėm, ėshtė shprehur lojtari mė i mirė i takimit Vllaznia-Nk Zagreb, portieri veteran Armir Grima, i cili porsa ėshtė rikuperuar (ende jo 100%) nga njė dėmtim nė shpatull. Vllaznia mbėrriti nė Trabzon pas njė udhėtimi rraskapitės ajror me dy ndalesa, dhe po ti shtosh kėsaj edhe mosmarrjen nė kohė tė premios sė premtuar nga presidenti Fushaj, pėr fitoren ndaj NK Zagreb dhe kualifikimin nė turin e dytė tė Intertotos, atėherė ėshtė e kuptueshme se lojtarėt e trajnerit Josa ndodhen nė njė moment jo shumė tė mirė psikologjik, pėr mė tepėr qė do tė ketė edhe mungesėn e mbrojtėsit mė pėrvojė Rezart Dabulla (tė pezulluar nga klubi). Tekniku tiranas ėshtė i vetėdijshėm se sfida me turqit ėshtė e ndryshme nga ajo me krotatėt, dhe kėtė e ka thėnė shpesh nė deklarimet e tij pėr media tė ndryshme. Gjithsesi edhe pa kėtė faktor tė rėnduar psikologjik, misioni Trabzonspor ėshtė njė detyrė tejet e vėshtirė pėr formacionin shkodran, jo vetėm pėr klasin e ekipit turk dhe eksperiencėn e madh ndėrkombėtare (76 ndeshje; 29 fitore, 18 barazime, 29 humbje), por dhe se kundėrshtari ynė ka arritur tė mundė ekipe tė mėdha si Interi, Barcelona, Liverpuli. Skuadra ka disa lojtarė tė huaj suedezė, serbė, holandezė, brazilianė, guinezė, ēka e bėjnė padyshim njė skuadėr tė frikshme.
Eksperienca tė hidhura
Kayserispor, ishte skuadra turke qė eliminoi edicionin e kaluar Tiranėn nė raundin e dytė eliminator tė Kupės UEFA, edhe pse formacioni i teknikut Ertugrul Sagllam, merrte pjesė pėr herė tė parė edhe nė Kupėn UEFA. Kayserispor fitoi nė Selman Stėrmasi 2-0 dhe nė Kayseri fitoi thellėsisht 4-1. Edhe Vllaznia nga ana e saj ka njė eksperiencė tė hidhur turke, kur eliminua nė raundin e dytė tė Ligės sė Kampioneve nga Gallatasarji (2-0 dhe 4-1) nė sezonin 2004-2002, por paraqitja e saj nė kryeqytetin turk la pėrshtypje tė mirė. Gjithsesi pėrvoja e Vllaznisė nė Intertoto mund tė konsiderohet nga optimistėt me krahasimin njė gjysmė shishe plot, qysh kurse Vllaznia morri pjesė pėr herė tė parė nė Kupėn Intertoto nė vitin 2000. Nga dy kualifikimet pėr nė turin e dytė (pėrfshirė edhe kėtė me NK Zagrebin), shkodranėt herėn e parė u kualifikuan pas njė vendimi tė UEFA-s pėr fitoren nė tavolinė me skuadrėn izraelite Hapoel Bear Sheva, ndėrkohė qė kualifikimi i kėtij viti me kroatėt provokoi shumė dyshime (ende jo tė zyrtarizuara) pėr rezultat tė paravendosur nga lojtarėt e NK Zagrebit. I vetmi eliminim nė turin e parė ėshtė ai me qipriotėt e Nea Salamis Ammochostos (1-4, 1-2).
Ėndrra e Sinanit
Edhe pse nuk ka shėnuar asnjė gol nga 9 qė ka shėnuar Vlllaznia nė ndeshjet ndėrkombėtare tė Kupės Intertoto (Bylykbashi 2, Salihi 2, Nora 2, Abilio 1), sulmuesi shkodran Vioresin Sinani, golashėnuesi mė i mirė i sezoneve 2003-2004 dhe 2006-2007 shpreson shumė se do ta shėnojė njė tė tillė nė Turqi. Bomberi shkodran ėshtė lojtari i vetėm te Vllaznia e sotme qė ka pasur nė tė kaluarėn njė eksperiencė tė shkurtėr nė futbollin turk kur luajtur pėr Kayserispor (korrik 2004dhjetor 2004). Sulmuesi i fuqishėm, i cili luajti pėr disa minuta nė takimin e dytė kundėr NK Zagreb ėshtė rikuperuar plotėsisht dhe pritet tė jetė nė majė tė sulmit shkodran, i mbėshtetur nga dy gjysmėsulmuesit e njohur Arlind Nora dhe Albert Kaēi. Tetėmbėdhjetėshja e lojtarėve shkodranė, nga dhe do tė dalė edhe formacioni i sotėm, pėrbėhet nga: Grima, Bishani, Osja, Lici, Teli, Kotrri, Sinani, Hoti, Simo, Lika, Kaēi, Nora, Sukaj, Dalipi, Ahi, Arsen Beqiri, Tafili, Guri.
Kompanitė e basteve
Trabzonspor - Vllaznia
Betexplorer: 1.21 5.18 10.02
Totosi: 1.17 5.50 10.50
Interė//eten: 1.25 4.50 8.00
Landbrokes: 1.25 5.00 8.00
Betoto: 1.20 5.00 10.00
Admiral: 1.15 5.20 10.00
Centerbet: 1.22 5.50 10.00
Gamebookers: 1.20 5.00 11.00
Internet1x2: 1.20 5.00 8.00
Eksperienca nė Intertoto
Trabzonspor
Nė Kupėn Intertoto Trabzonspor ka zhvilluar vetėm katėr ndeshje, tė cilat i pėrkasin sezonit 1999-2000, ku eliminoi nė turin e tretė italianėt e Peruxhias(1-2, 3-0), ndėrsa nė gjysmėfinale u eliminua nga Hamburgu. Barazoi 2-2 nė Trabzon me gjermanėt dhe humbi nė transfertė nė Hamburg 4-1.
Vllaznia
VLLAZNIA ėshtė ekipi shqiptar qė sė bashku me Teutėn kanė marrė pjesė nė tri sezone tė Kupės Intertoto. Skuadra shkodrane ka marrė pjesė nė edicionet e viteve 2000 dhe 2004 dhe 2007. Ėshtė kualifikuar dy herė pėr nė turin e dytė (2004 dhe 2007) dhe ėshtė elminuar nė turin e parė (2000).
Rezultatet nė kampionat
Trabzonspor
Skuadra turke e mbylli kampionatin nė vend tė katėrt (52 pikė, 34 ndeshje), pas tri ekipeve mė tė mėdha tė Turqisė, Fenerbahēes (kampione, 70 pikė), Beshiktashit (61) dhe Gallatasarijit (56). Trabzonspor ėshtė e vetmja skuadėr me qendėr jo nė Stambolli qė ka fituar gjashtė herė kampionati turk.
Vllaznia
Formacioni shkodran e mbylli sezonin nė vendin e tretė me (63 pikė, 33 ndeshje) duke u renditur pas Tiranės (kampione, 72 pikė) dhe Teutės (67 pikė). Skuadra shkodrane e ka fituar 9 herė kampionatin (1945, 1946, 1972, 1974, 1978, 1983, 1992, 1998, 2001) si dhe ėshtė 5 herė fituese e Kupės.
Bilbila holandezė
Takimi i parė do tė luhet nė stadiumin Hyseyin Avni Aker nė Trabzon, mė 8 korrik (me orėn lokale 19:00, me orėn tonė 18:00). do tė gjykohet nga arbitra holandezė. Kryesor ėshtė Bas Nijhuis, me ndihmės Nik Siebert dhe J.F. Hans Olde Olthof. Gjyqtari i katėrt ėshtė turku Adil Sinem, ndėrsa vėzhguesi i arbitrave i dėrguar nga UEFA ėshtė irlandezo-veriori Alan Snodi. Edhe pėr ndeshjen e kthimit, atė qė do tė luhet nė Shkodėr (14 korrik, ora 20:00), janė caktuar gjyqtarėt: irlandezi Alan Keli ėshtė kryesori, i ndihmuar nga Mark Dagllas dhe Damien Mekgreth.
Trabzon, tersi U-16
Nė qytetin turk tė Trabzonit, aty ku dhe do tė zhvillohet ndeshja Trabzonspor-Vllaznia ndodhen edhe 100 sportistė shqiptarė tė cilėt marrin pjesė nė Lojėrat e Para tė Detit tė Zi. Qyteti mikpritės turk i delegacioneve nga Shqipėria, Rusia, Azerbajxhani, Armenia, Rumania, Turqia, Greqia, Serbia, Ukraina, Gjeorgjia nuk solli aspak fat pėr pėrfaqėsuesen e futbollit, Shqipėria U-16, qė i humbi tė dyja takimet nė Grupin C me Turqinė (2-0) dhe po me kėtė rezultat u mposht edhe nga Gjeorgjia, duke mos grumbulluar asnjė pikė nga dy takimet.
|