Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Kalendari sportiv, si sot me 8 korrik

1923 – U lind amerikani Harrison Dillard, vrapues nė 100 metra, fitues i 4 medaljeve tė arta olimpike mė 1948 e 1952. 1952 - U lind Ulrih Veling, nga Gjermania Lindore, kampion olimpik mė 1972, 1976 e 1980, nė kros nė natyrė. 1956 - U lind Millard Frank Hampton, SHBA, vrapues nė 4x100 metra, kampion olimpik mė 1976. 1977 - U lind Kristian Abiati, portier italian, ka luajtur (ndėr tė tjera) me Milanin e Juventusin. 1980 - U lind Robi Kin, futbollist i kombėtares sė Irlandės. 1981 - U lind Anastasia Mishkina, teniste ruse. 1990 – Gjermania Perėndimore fiton Kupėn e Botės pėr tė tretėn dhe tė fundit herė, para se tė bashkohej me Gjermaninė Lindore pak muaj mė vonė. Mundi 1-0 Argjentinėn, nė finalen e luajtur nė stadiumin “Olimpico” tė Romės. 1991 – Gjyqtari i bejsbollit, Stiv Palermo dhe ish-mbrojtėsi i futbollit amerikan, Terens Man, goditen me armė zjarri ndėrsa u pėrpoqėn tė shpėtonin dy kamariere nga grabitja. Si sot 17 vjet mė parė Gjermania Perėndimore, triumfi i fundit Mė 8 korrik 1990, Gjermania Perėndimore u bė vendi mė i suksesshėm nė kampionatet botėrorė, duke fituar titullin pėr herė tė tretė, ndėrkohė qė kishte dalė nėnkampione edhe tri herė tė tjera. Suksesi do tė zgjaste vetėm katėr vjet, pasi mė 1994, Brazili fitoi Kupėn e katėrt. Nė finalen e luajtur nė stadiumin “Olimpico” tė Romės, gjermanėt mundėn Argjentinėn, 1-0, falė golit tė shėnuar me penallti nga Andreas Brehme, nė minutat e fundit. Finalja ishte njė nga ndeshjet mė tė shėmtuara nė historinė e botėrorėve, ndėrkohė qė vetė Italia ’90 ishte njė botėror i dobėt, me mesatare tė ulėt golash dhe me 16 kartonė tė kuq, rekord nė atė kohė. Nė finale ishte Gjermania qė sulmoi gjatė gjithė kohės, por pa finesė e krijimtari, ndėrsa Argjentina e yllit Diego Maradona mendoi vetėm pėr mbrojtjen. Personazh ishte edhe gjyqtari meksikan Edgardo Kodesal, i cili dha njė penallti tė dyshimtė pėr Gjermaninė, ndėrkohė qė kishte mohuar dy tė qarta, njė pėr Augentaler dhe njė pėr Monzon. Megjithė hijet e finales, Gjermania Perėndimore ishte fituese e merituar e turneut, ndėrsa Franc Bekenbauer u bė njeriu i dytė, pas Mario Zagalos, qė fitonte botėrorin si lojtar e trajner. Gjithashtu, ishte aktiviteti i fundit ku Gjermania merrte pjesė e ndarė. Vetėm shtatė ditė mė parė, mė 1 korrik 1990, ishte bėrė bashkimi ekonomik i dy Gjermanive, me hyrjen e Deutsche Mark edhe nė Lindje, ndėrsa pak kohė mė vonė, mė 3 tetor, u realizua edhe bashkimi politik i dy vendeve, duke fshirė nga harta e Evropės ish-RDGJ. Pa u mbushur ende njė vit nga shembja e murit tė Berlinit, Gjermania e bashkuar festonte triumfin e tretė botėror.