Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
FSHF, censura dhe ēėshtja Vllaznia

Nga Dritan Ikonomi
Ka mjaftuar ngritja e toneve nė takimin midis pėrfaqėsuesve tė klubeve dhe atyre tė federatės, qė kėta tė fundit tė merrnin vendimin pėr largimin e gazetarėve. Familja e futbollit ka shumė probleme pėr tė biseduar dhe mund tė ketė plotėsisht tė drejtė qė disa mbledhje t’i zhvillojė pa praninė e medias. Rasti i djeshėm nuk ėshtė i tillė. Ishte njė takim qė zhvillohet prej vitesh duke pasur tė pranishėm edhe gazetarėt. Pėr mė tepėr, edhe dje media ishte e pranishme, por u nxor jashtė atėherė kur nisėn debatet. FSHF i do gazetarėt vetėm kur ka llafe tė bukura, ose gjėra qė i interesojnė, dhe ėshtė e gatshme t’u kthejė nė ēast shpinėn, sa herė qė ndien rrezikun e nxjerrjes sė tė palarave nė shesh. Ata drejtues qė pėrpiqeshin t’i mbanin gazetarėt pranė dhe i binin menjėherė telefonit sa herė qė vinte ndonjė faks me lajme tė mira pėr ta nga UEFA, tashmė bėjnė tė kundėrtėn. Mė pas, kanė edhe kurajon e ēuditshme tė akuzojnė nė grup gazetarėt pėr inate personale! Ēudia nuk pėrfundon me kaq. Tema e ditės nė futbollin shqiptar ėshtė “ēėshtja Vllaznia”, me dyshimet pėr trukim nė ndeshjen e shkodranėve kundėr NK Zagrebit. Tė dėrguarit nga Zvicra kanė paralajmėruar skuadrat para takimit, duke u shprehur dyshimet pėr paracaktim rezultati, mė pas kanė pyetur gjyqtarėt nėse kanė vėnė re ndonjė gjė tė dyshimtė, kanė kėrkuar edhe kasetėn e ndeshjes, ndėrkohė qė tashmė UEFA i ka hapur zyrtarisht hetimet pėr skuadrėn kroate, e cila ėshtė e akuzuara. Tė gjitha kėto nuk i mjaftojnė sekretarit tė federatės, Roland Mici, pėr tė pranuar se UEFA kishte dyshime dhe deklaron se nuk ka pasur kurrė njė ēėshtje tė tillė. Ndėrkohė qė vetė FSHF duhet t’i kishte hapur kėto hetime e tė sqaronte ēėshtjen, qoftė edhe pėr tė mbrojtur skuadrėn shqiptare, anėtare e Federatės dhe pėrfaqėsuese e saj nė arenėn ndėrkombėtare.