Tirana vazhdon pėrgatitjet e saj nė Maqedoni, ku njė pjesė tė rėndėsishme zėnė dhe ndeshjet miqėsore qė ajo po zhvillon me skuadra tė ndryshme kryesisht maqedonase. Ditėn e mėrkurė bardheblutė zhvilluan njė pėrballje pikėrisht me njė nga skuadrat mė tė mira tė kampionatit maqedonas, Vardarin e Shkupit duke e fituar atė me rezultatin 1-0 me golin e sulmuesit Oriand Abazaj. Njė gjendje e tillė duket se i kėnaq kampionėt nė fuqi tė vendit qė pėrpara kanė sfidat e rėndėsishme nė Ligėn e Kampioneve me sllovenėt e Domzales. Nė njė intervistė tė dhėnė pėr Gazeta Sporti, portieri i mirėnjohur i futbollit shqiptar Blendi Nallbani ndihet shumė i kėnaqur me punėn e bėrė deri tani dhe ėshtė optimist pėr tė ardhmen e skuadrės. Vazhdojmė pėrgatitjet tona dhe ndihemi mjaft mirė. Po bėhet njė punė e madhe nė tė gjitha drejtimet dhe kėtė po e tregojnė qartė edhe ndeshjet tona testuese, ku paraqitja e skuadrės ka qenė pozitive si dhe rezultatet gjithashtu.
Si po shkojnė pėrgatitjet tuaja deri tani?
Mė mirė pyesni trajnerin pėr kėtė, pasi ėshtė ai qė jep njė vlerėsim mė tė saktė pėr gjendjen tonė. Gjithsesi unė mendoj se me atė qė shikoj nė skuadėr dhe nė ndeshjet qė ne po zhvillojmė gjėrat janė nė rrugė tė mbarė. Po bėhet njė punė e madhe me qėllimin e vetėm paraqitjen sa mė tė mirė nė Ligėn e Kampioneve si dhe nė sezonin e ardhshėm. Kėto pėrgatitje janė baza e suksesit nė tė ardhmen.
Ēfarė vlerėsimesh ju ka dhėnė stafi teknik?
Deri tani trajnerėt janė tė kėnaqur me situatėn, por sigurisht mbetet ende pėr tu bėrė, pasi faza nuk ka pėrfunduar ende. E rėndėsishme ėshtė qė nuk ka asnjė problem dhe futbollistėt po marrin ngarkesėn e plotė fizike ku padshim njė vend tė veēantė zėnė dhe seancat tekniko-taktike qė janė tė domosdoshme.
Tė rikthehemi pak tek Liga e Kampioneve ku ju do tė pėrballeni me sllovenėt e Domzales. Si e shikoni kundėrshtarin?
Tė them tė drejtėn askush nga ne nuk e njeh nga afėr atė skuadėr, pėrveē tė dhėnave qė na janė servirur teorikisht. Dimė qė ėshtė njė skuadėr me ambicje pavarėsisht se nuk ka eksperiencė nė njė kompeticion kaq tė rėndėsishėm europian siē ėshtė Liga e Kampioneve. Presim qė ditėt e ardhshme tė na vijnė disa kaseta me ndeshjet e kundėrshtarit pėr ta parė dhe analizuar qartė mėnyrėn e lojės sė tij.
Ma kaq sa keni mėsuar rreth kundėrshtarit, mendoni se Tirana ėshtė e aftė ta kalojė Domzalen?
Nė rradhė tė parė besimi nė forcat dhe mundėsitė tona ėshtė i madh dhe kjo ėshtė arėsyeja qė them se do ta kalojmė me sukses kundėrshtarin nė turin e parė. Sė dyti eksperienca jonė nė Ligėn e kampioneve ėshtė e madhe nė krahasim me kundėrshtarin dhe kjo ėshtė njė tjetėr arėsye pėr ta kaluar atė. Pra mendoj se i kemi tė gjitha shanset pėr tė qenė ne nė turin e dytė.
Kjo Tirana ėshtė mė e fortė se mė parė apo...?
Koha e tregon njė gjė tė tillė, pasi ėshtė herėt pėr ta thėnė. Megjithatė unė personalisht them se skuadra ėshtė edhe mė e fortė se mė parė. Janė larguar disa futbollistė, por janė afruar tė tjerė cilėsorė. Boshti ka mbetur po ai dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme. Besoj shumė se gjėrat duke filluar qė nga Liga e Kampioneve do shkojnė edhe mė mirė.
Intervistoi: Mikel Bizhyti
|