Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Murati, ofertė nga Apolon Kallamarja

Nga Arben Shemili
Mesfushori i kombėtares Edvin Murati mund tė luajė sazonin e ri sė bashku me futbollistin tjetėr tė njohur, Alban Bushi te klubi selanikas i Apollon Kallamarjasė nė Superligėn greke, pavarėsisht si ish-lojtari i Iraklisit pati njė sėrė ofertash gjatė merkatos verore. Edvini, i cili u martua mė 15 qershor nė Paris, sapo ėshtė kthyer nga muaji i mjaltit (Sardenjė dhe Montpelie) dhe duke njohur vlerat e tij, menaxherėt e klubet e njohura nuk vonuan tė bėjnė edhe ofertat, pėr tė siguruar shėrbimet e ēmuara tė mesfushorit tė majtė shqiptar, eksperienca e tė cilit si futbollist nisi me Paris Sėn Zhermenin nė Francė. Ishte Nantė e Ligės sė dytė franceze e para qė kontaktoi me Muratin kur ky ishte me pushime, por sistemi i taksimit tė lartė qė ekziston nė vendin transalpin mbi tė ardhurat e njė futbollisiti, bėnė qė lojtari shqiptar tė refuzonte ofertėn e mbėrritur. Klubi francez ėshtė duke ndjekur njė politikė pėr tė formuar njė ekip me lojtarė tė rinj jo me shumė eksperiencė dhe me pėrfitime modeste pėr ti hedhur vitin e ardhshėm nė tregun e Ligės 1 franceze, dhe drejtuesit e klubit kėmbėngulėn se pėrvoja e ēmuar e Muratit me PSG-nė dhe Lilėn do tė ishte njė mundėsi e mirė. Njė ekip tjetėr qė interesohet pėr shėrbimin e Muratit ėshtė edhe ekipi turk MKE Ankaragücü, qė drejtohet tani nga ish-tekniku u Kombėtares shqiptare, Hans Peter Brigel. Tekniku gjerman i njeh shume mirė vlerat e lojtarit tė cilin e ka pasur nėn urdhrat e tij nė kohėn qė drejtonte kombėtaren e Shqipėrisė, ku Murati e ka ndihmuar me lojėn dhe golat e tij, sidomos kur ai shėnoi ndaj kampiones sė Europės, Greqisė, por mė duket se mė shumė Muratin e tėrheq Greqia, ku kaluar njė pėriudhė kohe pesė vjeēare. Njohja e gjuhės greke dhe ambientimi me futbollin e vendit fqinjė e kanė shtyrė Muratin tė vlerėsojė si mė rė mundshėm ofertat qė vinė nga elipet greke. Kėto dite Murati, i cili ndodhet aktualisht nė Paris, ka marrė edhe telefonatėn e presidentit tė Apollonit, Ilia Damilos, dhe pritet qė nė ditė e ardshme tė niset nė Greqi per te biseduar bashkė me menaxherin e tij detajet e ofertės. Edvin Murati, i cili sezonin e kaluar luajti me Panserraikos tė Ligės sė Dytė greke, shėnoi edhe golin vendimtar qė e mbajti kėtė ekip nė kategori, kur Panseraikos fitoi 1-0 me rivalen Panthrakikos, ndėrkohė qė presidenti Thodoris kėmbėnguli qė lojtari tė rinovonte kontratėn.