Bledar Kuka
Trajneri Sulejman Starova pret qė ekipi i tij, Tirana, tė pėrforcohet me njė sulmues nga Kroacia. Burime pranė klubit kanė bėrė me dije se nuk dihet emri i kėtij sulmuesi, por kėrkesa e trajnerit ka qenė qė reparti ofensiv tė pėrforcohet sepse nuk ka shumė alternativa. Me largimin e Sinanit dhe Pemės dhe pamundėsinė pėr tė marrė Plakun dhe Daniel Xhafajn (mund tė luajė nė Rusi, me Permin), Tirana ka nė sulm vetėm Fortuzin, Abazajn dhe Merkoēin. Bardheblutė vazhdojnė pėrgatitjet nė Strugė tė Maqedonisė ku i kanė fituar tė tre takimet miqėsore, tė fundit 1-0 ndaj Vardarit tė Shkupit, fitues i Kupės sė Maqedonisė. Nuk ka bindur i ardhuri nga Gjermania, Llakaj, ndėrsa nuk dihet fati i sulmuesit tė ardhur nga Trevizo e Italisė, Haxhia, qė u aktivizua nė ndeshjen ndaj Vardarit. Tirana do tė luajė nė turin e parė eleminator tė Ligės sė Kampionėve, ndaj Domzhales sė Sllovenisė. |