Po pėrjeton njė vit tė jashtėzakonshėm nė planin personal. Tre gola nė dy fitoret Luksemburgun 2-0 dhe 3-0, njė nė Qemal Stafa dhe dy nė Josy Barthel tė Luksemburgut; Lojtari mė i mirė i takimit Luksemburg-Shqipėri i pėrzgjedhur nga siti zyrtar i UEFA-s; golashėnuesi mė i mirė i deritanishėm i Kombėtares shqiptare nė fushatėn kualifikuese Euro 2008 me 3 gola , kampion i Bundesliga 2 me Karlsruhen nė Gjerman, golashėnuesi i dytė mė i mirė i ekipit tė tij me 17 gola dhe fitues i Kėpucės sė argjendtė: ky ėshtė portreti i 24-vjeēarit Edmond Kapllani, sulmuesit potent tė pėrfaqėsueses kuqezi, tė cilit dje revista prestigjioze sportive gjermane Kicker i kushtoi njė shkrim tė posaēėm.
Kontrata e re
Tė mėrkurėn nė mengjes tė gjithė lojtarėt ishin nė stėrvitje, pėrfshirė edhe lojtarėt e Kombėtares, Bradly Karnell (Afrika e Jugut), Tamas Hajnal (Hungari) dhe Edmond Kapllani (Shqipėri). Skuadra e Karlsruhes duket se ėshtė tashėm e kompletuar: 21 futbollistė profesionistė. Trajneri Edmund Beker vlerėson se ka njė grup tė mirė pėr tė punuar, dhe se Kapllani i pėrket sėrish Karlsruhes, pasi pėr golashėnuesin shqiptar gjatė ditėve tė para tė merkatos klubi francez Racing Strasburg ngulmoi jo pak pėr ta bėrė tė vetin. Por, - shkruan gazetari i Kicker, Uli Gerke, - 24-vjeēari ėshtė i pjekur tashmė pėr tė bėrė hapin e duhur nė karrierėn e tij. Unė besoj te vetja. Unė dėshiroj tė luaj nė Karlsruhen nė Bundesligė, - citohet Kapllani nga Kicker. Pėr kėtė shqiptari vendosi tė hidhte poshtė ofertėn joshėse tė ardhur nga klubi i rėndėsishėm i Ligės sė Parė franceze dhe tė jetė i gatshėm pėr nėnshkrimin e njė kontrate qė e lidh me Karlsruhen deri nė vitin 2010, marrėveshje e cila do tė zyrtarizohet gjatė kėsaj jave. Klubi mė sqaroi se isha i pashitshėm. Kjo ishte njė provė besimi, tė cilėn unė dėshiroj tia shpėrblej me gola, - deklaron Kapllani.
Rekomandimi i Brigelit
17 gola nė sezonin e kaluar me Karslruhen nė Bundesliga 2, janė tė majftueshėm pėr tė bindur kėdo pėr aftėsitė e njė sulmuesi me vlera tė spikatura, i ardhur nė Gjermani nė vitin 2004 me rekomandimin e ish-trajnerit tė ekipit Kombėtar tė Shqipėrisė, gjermanit Hans Peter Brigel. Viti i parė i vėshtirė: probleme me gjuhėn gjermane, ambientimin dhe kapjen e njė vendi titullar (nė 15 ndeshje vetėm njė gol). Kapėrcimi erdhi mė pas kur Kapllani filloi tė luante si titullar: 25 ndeshje, 6 gola, njė mesatare qė kishte filluar ta evidentonte si njė sulmues me vlera tė pritshme. Edmond do tė bėhet njė lojtar i madh, - profetizoi Rold Dohmen, njė ish-futbollist i njohur gjerman dhe nga viti 2002 menaxher i Karsruhes. Dohmen ka pasur gjithmonė besim te Kapllani, madje edhe atėherė kur futbollisti shqiptar pėrjetonte njė periudhė krize. Ēdo trajner do tė dėshironte ta largonte atė. Unė u kujdesa pėr tė si pėr njė bimė, - tregon Dohmen. Te Kapllani ekzistonte problemi i njohur i krenarisė sė Topēinjve, goli. Edmond dėshironte tė bėnte gjithmonė hapin e tretė para tė dytit. Unė i bėra tė kuptueshme, se jo gjithmonė mund tė harkonte topa nė zonėn e rreptėsisė por se dhe mund tė shėnonte gola me kokė.
Aktor kryesor
Ndėrkohė numri 9 i Karslruhes, tregon pjekuri pas ēdo ndeshje, dhe kurba sheh vetėm rritje. Dhe kjo tregon gjithēka pėr njė sulmues. Nė ekipin Kombėtar shqiptar ai ka bėrė tre gola nė dy ndeshjet kualifilikuese pėr Euro 2008 kundėr Luksemburgut, duke fituar njė vend tė sigurt titullari nė formacionin bazė. Nė sulmin e Karlsruhes ėshtė ai nė sistemin e ri 4-3-2-1 aktori kryesor. Njė yll nė rritje. Nė javėt e parafundit ai ishte dhe golashėnuesi mė i mirė i Karlsruhes, por nė luftėn pėr fitimin e Kėpucės sė artė, ai u kalua nga shoku i tij i ekipit, Xhovani Federiko (19 gola). Xhovani shėnoi tri herė, dhe fitoi edhe trofeun. E rėndėsishme, ishte qė fakti qė njė lojtari i Karlsruhes ishte mė i miri.
Dash Frashėri
|