Nga Bledar Kuka
Mediat serbe e kanė gjykuar nė mėnyra tė ndryshme shortin mes Bezhanijes dhe Besės sė Kavajės. Kėshtu, sportskacentrala.com, media serbe, shkruan se Bezhanija do ketė detyrė tė vėshtirė nė UEFA sepse do luajė pėrballė shqiptarėve tė Besės sė Kavajės, qė dolėn tė 6-ėt nė kampionat dhe fituan Kupėn e Shqipėrisė. Ndėrsa Sport.novosti.co.yu sqaron se fjala Besa nė serbisht do tė thotė zakletva (pra besė), pohon se pas 20 vjetėsh njė klub serb do ndeshet me njė shqiptar dhe e cilėson dy takime tė famshėm (cuvenom dvomecu) ato mes Partizanit tė Beogradit dhe Flamurtarit tė Vlorės.
Sidoqoftė, ka edhe media serbe apo gazetarė serbė qė e nėnvleftėsojnė Besėn dhe sulmojnė me ironi trajnerin Ostojiq, qė ėshtė treguar i kujdesshėm. Kėshtu, Tomislav Lovrenkoviq ka botuar njė analizė nė faqen sportive Sportskevesti.net duke shkruar: Ėshtė tjetėr gjė kultura sportive dhe respekti pėr rivalėt dhe tjetėr gjė tė mos thuash tė vėrtetėn, pėrse nuk thuhet e vėrteta kur je favorit absolut nė tė dyja ndeshjet. Tė thuash si Ostojiqi se futbolli shqiptar nuk ėshtė si mė parė sepse atje hyjnė mjaft para ėshtė njė paranojė, madje timonieri i postierėve (Bezhanijes) arrin tė thotė se Besa ka 3 tė huaj nė pėrbėrje, a thua se ata janė mjeshtrat e mėdhenj qė kanė shkuar pėr hir tė miliardave tė luajnė nė njė qytet tė madh shqiptar (ironi), nė njė prej ligave mė tė forta tė Europės. Ruajuni Manēester, Real e tė tjerėt. I vetmi shpėtim pėr ju ėshtė qė Bezhanija tė ndalojė kėtė superfuqi futbolli (pra Besėn).
Sė fundi, Bezhanija ka barazuar 1-1 miqėsoren e parė verore, tė luajtur nė Beograd. Skuadra e Beogradit tė Ri ka ndalur Partizanin e Beogradit, nė kompleksin stėrvitor tė kėtij tė fundit. Fillimisht ka kaluar nė epėrsi ekipi qė do jetė pėrballė Besės sė Kavajės nė Kupėn UEFA, nė 70 me anė tė Miliqit, ndėrsa barazuan bardhezinjtė nė 74 me anė tė Ladiqit.
|