Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Besart Berisha mbėrriti sot nė Bėrnlei

Nga Irgis Hysenaj
Besart Berisha ka mbėrritur sot nė Bėrnlei, pasi arriti qė tė merrte lejen e punės pėrpara tre ditėsh. Futbollisti i kombėtares shqiptare madje ka gjetur edhe shtėpinė e tij tė re, nė tė cilėn do tė banojė, nė tre vitet e ardhshme. Edhe pse ka bėrė mė pak pushime se sa shumica e shokėve tė tij tė skuadrės, Berisha ėshtė i paduruar qė tė fillojė aventurėn e tij tė re me skuadrėn e Bėrnley. Ndėrkaq, edhe tifozėt e skuadrės angleze janė tepėr entuziastė pėr ardhjen e shqiptarit nė skuadrėn e tyre. “Ėshtė absolutisht e mrekullueshme qė Besarti tani mund tė luajė dhe tė stėrvitet pėr ne, pas tė gjithė asaj periudhe pritjeje. Unė shpresoj me tė vėrtetė qė ai do tė bėjė gjėra tė mrekullueshme pėr ne. Tani ėshtė koha pėr tė qė tė bėhet njė emėr qė tė kujtohet gjithmonė nga tifozėt dhe tė na ndihmojė qė tė arrijmė gjėra tė mrekullueshme. Ne duhet qė ti japim atij njė mikpritje tė ngrohtė nė stadium, kur ai tė luajė miqėsoret sezonale dhe mė tė mėdha kur tė fillojė kampionati.”-shprehet Katherine Sollis, tifoze e FC Burnleit nė njė nga forumet e skuadrės Shqiptari ka patur disi vėshtirėsi pėr tė marrė lejen e punės nė Angli, dhe kjo pėr faktin se ka procedura mė tė komplikuara pėr futbollistėt qė nuk janė shtetas tė Bashkimet Evropian. Bėrnlei ngriti njė skuadėr ekspertėsh juridikė dhe nė ndihmė tė tyre erdhi dhe menaxheri i lojtarit nga Gjermania. Por tė premten u arrit qė kjo ēėshtje tė mbyllej me sukses dhe shqiptari ka mbėrritur sot nė Angli.