Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Flesh: Shpaloset kryesia e re e Shėkndija’79

Skuadra e Shkėndijės pas emėrimit tė kryetarit tė ri tė klubit, z.Samet Rasimit, ka shpalosur edhe kryesin komplete. Drejtori i sapozgjedhur i K.F”Shkėndija’79”, Idriz Idrizi deklaroi se ėshtė i kėnaqur pėr angazhimin nė klubin “kuq e zi”. “Shkėndija ėshtė sinonim i tė gjithė shqiptarėve nė Maqedoni. Mbėshtetjen mė tė madhe do ta kemi prej shoqatės sė tifozėve “Ballistėt”, po ashtu prej dy Unionet tė Studentėve qė janė nė Universitetin shtetėror tė Tetovės dhe atė tė Evropės Juglindore,” tha Idrizi. Idrizi shtoi se Shkėndija do tė ketė bashkėpunim me disa institucione dhe do tė jetė e hapur pėr tė gjithė dashamirėt e sportit. Ndėrkohė drejtori i ri u shprehė se qėllimi i sivjetėm i Shkėndijės ėshtė tė jetė e pozicionuar nė katėrshen e parė. “Do tė luftojmė pėr katėr vendet e para nė tabelėn e klasifikimit. Pretendimet janė tė njėjta edhe pėr Kupėn e Maqedonisė,”tha pėr nė fund drejtori i ri sportiv i Shkėndija’79”, Idriz Idrizi. Jahiu nė pritje tė ofertave - Futbollisti tetovar i cili luan nė repartin mbrojtės, Evzal Jahiu , ditė mė parė ka qenė nė bisedime me antarin mė tė ri tė elitės sė futbollit skuadrėn e Milanos nga Kumanova. Jahiu deklaroi pėr Albania-Sport se ka biseduar me drejtuesit e kėsaj skuadre. “Bisedimet kanė qenė shumė konkrete dhe jam i nda i kėnaqur me kushtet e ofruara. Mirėpo bisedimet vazhdojnė end dhe diē konkrete ende nuk ka,”tha Jahiu. Nga ana tjetėr Jahiu nuk e mohon mundėsin e kalimit tė tij diku jashtė. “Kam ofertė nga jashtė por deri mė tani nuk mundė tė deklarohem zyrtarisht. Jam i hapur pėr oferta pasi qė jam lojtar i lirė nuk jam nė pronėsi tė asnjė klubi,”u shprehė pėr nė fund Jahiu. Qatoja, kryetrajner i Shkėndijės Pas ndryshimit tė kryesisė sė klubit dhe vendosjes sė kryetarit tė ri nė krye me Samet Rasimin, menjėherė kryesia aktuale i ėshtė qasur punės qė tė gjej kryetrajnerin e skuadrės. Qatip Osmani ėshtė vendosur nė postin e timonierit. Osmani deklaroi pėr Albania-Sport se ėshtė shumė i lumtur pasi qė ėshtė kryetrajner i njė skuadre tė madhe siē ėshtė Shkėndija e Tetovės. “Relativisht jam i ri nė kėtė punė por besoj qė me ndihmėn e kryesisė sė klubit, stafit teknik, tifozėve do tė arijm sukses. Njėherit kjo ka qen edhe dėshira ime pėr tu avancuar si trajner,”tha Osmani. Ndėrkohė si ndihmėstrajner i Qatip Osmanit ėshtė vendosur tė jetė Jeton Nesimi nga Gostivari njė herit edhe ish-futbollist i skuadrės sė Shkėndijės nė kohėrat mė tė mira tė saja. Kryetari i K.F”Shkėndija’79”, Samet Rasimi deklaroi se ka qenė vendim i kreytrajnerit. “Kryetrajneri i ri e ka propozuar si ndihmės trajner Jeton Nesimin. Pas kėtij propozimi kryesia e klubit mori vendim qė ky tandem tė udhėheq skuadrėn pėr sezonin 2007/08. Pra kjo ka qenė dėshira ime qė tė kthej brumin e vitit 2003 nė skuadėr sėrish,”tha Rasimi. Dy romantikė kalojnė te “gipspunuesit” Skuadra e Renovės, ariti qė tė pėrforcohet me dy futbollist cilėsor tė “romantikėve”, bėhet fjalė pėr Igor Stojanov dhe Panēe Stojanov. Drejtori sportiv i klubit futbollistik , Renova, Lirim Saiti deklaroi pėr Albania-Sport se ėshtė aritur marveshje me kėta dy futbollistik.”Po aritėm qė ti konkretizojmė gjėrat dhe qė ti ofrojmė Igor Stojanovin dhe Panēe Stojanov. Jemi nė bisedime edhe me futbollist tjerė por ende nuk ka diē konkrete,” tha Saiti. Nga ana tjetėr skuadra e Renovės ditėn e hėnė do tė udhėtojė pėr nė Dojran. “Nė skuadėr momentalisht gjenden 21 futbollist numri saktė i ekspeditės qė do tė udhėtoj pėr nė Dojran nuk dihet pasi qė mundė tė ketė edhe futbollist tjerė tė cilėt mundė tė pėrforcojnė skuadrėn tonė nė ditėt nė vazhdim,”u shprehė Saiti. Ndėrkohė skuadra e Renovės vazhdon tė pėrgatitet nė stadiumin e fshatit Tearc nėn urdhėrat e kryetrajnerit Vllatko Kostov. Nga skuadra e Renovės janė larguar katėr futbollist bėhet fjalė pėr Boban Janēevskin (Rabotniēki K), Minas Osmani (Rabotniēki K,), Shaban Rexhep dhe Evzal Jahiu. Vullnet Dauti