Elvir Muriqi ėshtė mposhtur nga Antonio Tarver nė ndeshjen e zhvilluar tė shtunėn nė Hartford tė SHBA-sė e vlefshme pėr titullin e kampionit tė botės nė versionin IBO. Mediat amerikane e pėrshkruajnė si njė ndeshje shumė tė fortė pėrballjen qė ėshtė mbyllur me vendimin e gjyqtarėve qė i kanė dhėnė fitoren amerikanit 38-vjeēar por qė gjithsesi nuk ka qenė unanime. Rezultati 114:114, 115:113, dhe 116:112 tregon mė sė miri sesa e ngushtė ka qenė lufta, ndėrkohė qė pas pėrfundimit tė duelit boksieri shqiptar ėshtė ankuar pėr padrejtėsi nga ana e gjyqtarėve, gjė qė ėshtė parė tė ndodhė shpesh sidomos nga boksierėve qė nuk konsiderohen superyje.
Sipas asaj qė raportojnė mediat amerikane Kosova Kid ka ngritur duart lart pas pėrballjes duke thėnė: Ai nuk mė ka rrahur. E kam fituar luftėn. Pavarėsisht kėsaj gjyqtarėt nuk kanė menduar tė njejtėn gjė duke i dhėnė fitoren atij qė ishte konsideruar favorit pėr kėtė pėrballje dhe qė konsiderohet si boksieri numėr njė nė botė i kategorisė gjysmė tė rėndė.
Kjo ėshtė humbja e katėrt e Elvir Muriqit nė karrierėn e tij si profesionist gjatė sė cilės ai ka shėnuar 34 fitore, prej tė cilave 21 me knockout. Muriqi mund tė ketė humbur njė luftė me rezultat tė ngushtė por pavarėsisht kėsaj ai ka fituar miliona adhurues me paraqitjen e bėrė pėrballė Tarverit me zemrėn e tij tė madhe dhe kėmbėnguljen.
Nėse amerikanit Antonio Tarver, njėri prej boksierėve mė tė mirė tė kategorisė gjysmė tė rėndė i tė gjitha kohėrave i ėshtė dashur edhe ndihma e gjyqtarėve atėherė ėshtė mėse e sigurtė se fitimi i titullit tė kampionit tė botės pėr 28-vjeēarin Muriqi ėshtė vetėm ēėshtje kohe. |