Tieri Henri ndihet i kėnaqur me interesimin e Milanit pėr ta veshur kuqezi. Ėshtė njė gjė e bukur ta dėgjosh kėtė, - deklaroi talenti francez i Arsenalit gjatė njė interviste tė dhėnė pėr tabloidin anglez The Sun. Francezi, i cili vitin e kaluar u kishte premtuar besnikėri tė pėrjetshme Topēinjve duke nėnshkruar edhe njė kontratė katėrvjeēare, duket se ka ndėrruar mendje. Siē e kam thėnė gjithmonė, unė jam njė lojtar i Arsenalit, por kohėt e fundit kanė ndodhur gjėra qė unė nuk i prisja. Largimi i Dein po ndikon te shumė lojtarė. E vetmja gjė qė mund tė them tani ėshtė fakti qė unė jam lojtar i Arsenalit, por nuk mund ta fsheh qė mė pėlqen interesimi i Milanit.
Alonso, edhe pesė vjet Reds
Spanjolli Ksabi Alonso nėnshkroi edhe pėr pesė vite tė tjera pėr finalistėt e Ligės sė Kampioneve, Liverpul. Pas kapitenit Stivėn Xherard (2011), shefit tė mbrojtjes Xhimi Karager (2011) dhe portierit Pepe Reina (2012), Alonso ėshtė lojtari i katėrt, i cili firmosi gjatė kėsaj jave me Reds-at. Alonso: Natyrisht qė kishte ekipe tė tjera qė interesoheshin pėr mua, por unė kam pasur gjithmonė nė vėmendjen time tė qėndroja kėtu.
|