Nga Kastriot Gjini
Pas shume zerave te merkatos ne itali, tani eshte zyrtare. Portieri i cili sapo ka marre nenshtetesine shqiptare Sajmir Ujkani. Pasi ka zhvilluar dy ndeshjet zyrtare me shpresat e shqiperise, 19 vjecari Ujkani, eshte larguar nga skuadra e dyte e Anderlehtit per te firmosur ne Serine A, per skuadren e Palermos. Kjo kontrate eshte 5 vjecare dhe fillon qe sezonin tjeter.
Ujkani ka dale kampion me skuadren e U19 te Anderlehtit dhe ka kryer 10 ndeshje ne skuadren e dyte. Pra tani dyshes shqiptare te Serie A, Tare dhe Bogdani u shtohet dhe portieri Ujkani
Portieri 18-vjeēar, Saimir Ujkani, i shtohet listės shqiptare nė kampionatin italian, duke u bėrė shqiptari i shtatė qė do tė luajė nė kampionatet maksimale nė Itali, pas Erjon Bogdanit, Igli Tares, Valon Behramit, Ervin Skelės, Florjan Myrtajt dhe Xhulian Rudhos, duke mos pėrmendur njė duzinė futbollistėsh qė luajnė nė nivele inferiore.
Palermo, qė u rendit e pesta nė Serinė A dhe do tė luajė nė Kupėn UEFA, zyrtarizoi dy blerjet e para pėr sezonin e ardhshėm, dhe njė nga emrat qė spikat mė shumė ėshtė ai i Samir Ujkanit, portierit tė Kombėtares U-21 tė Shqipėrisė, i cili bėri njė figurė tė jashtėzakonshme nė dy ndeshjet e fundit ndėrkombėtare tė Shpresave tė Bushatit me Italinė nė Pontendera (humbėm 4-0) dhe me Ishujt Faroe nė Elbasan (fituam 1-0). Ujkani dhe mesfushori Xhulio Miliaēio, i ardhur nga Atalanta, nėnshkruan njė kontratė pesėvjeēare me skuadrėn siciliane tė Palermos.
Lajmi jepet si nga media italiane datasport.it ashtu dhe nga siti zyrtar klubi tė Anderlehtit, rsca.be, qė thekson se kontrata u firmos, mė datė 7 qershor. Ujkani, i cili sezonin e fundit u aktivizua me formacionin U-19 tė skuadrės belge tė Anderlehtit, ėshtė lindur nė Reshnik tė Kosovės me 5 korrik 1988 dhe pėrveē pasaportės shqiptare, tė cilėn e mori pak ditė pėrpara se tė nisej pėr nė Itali, ėshtė natyralizuar edhe si belg. Saimir Ujkani, i cili vlerėsohet nga trajneri i Kombėtares shqiptare si pasuesi ideal i Arjan Beqajt, fitoi kampionatin U-19 nė Belgjikė. Portieri luajti gjithashtu 10 ndeshje nė formacionin B tė Anderlehtit. Ujkani u zbulua nga Zyra e Talenteve nė Gjermani dhe nė Shqipėri erdhi pėr herė tė parė gjatė grumbullimit tė muajit dhjetor tė vitit tė kaluar (4-7 dhjetor), ku nė listėn prej 22 lojtarėsh tė ardhur nga kampionatet e huaja ai ishte futbollisti qė shkėlqeu mė shumė.
Saimir Ujkani spikati nė turneun e Viarexhos nė Itali gjatė kėtij viti, ku bėri njė paraqitje tė jashtėzakonshme nė gjysmėfinalen e turneut ndėrkombėtar tė tė rinjve. Anderlehti i Ujkanit u eliminua nga Roma vetėm nga gjuajtjet e penalltive, pasi koha e rregullt pėrfundoi 0-0. Ujkani kreu disa pritje tė shkėlqyera, madje priti edhe njė nga penalltitė, duke u vlerėsuar maksimalisht nga media italiane. Talentit kosovar i kushtoi disa radhė edhe prestigjiozja italiane "La Gazzetta", nė tė cilėn thuhej se menaxherėt e skuadrave tė mėdha europiane, i ndjekin me interes evenimente tė tilla sportive dhe shpesh herė arrijnė t'u sigurojnė klubeve qė pėrfaqėsojnė talente tė mėdha. Paraqitja e kosovarit tėrhoqi gjithashtu edhe vėmendjen e drejtuesve tė Federatės Belge tė Futbollit, tė cilėt bėnė bėrė disa herė ftesė talentit qė tė mbrojė ngjyrat e kuqe belge, por lojtari vendosi pėr Kombėtaren shqiptare.
|