Reali i Madridit ėshtė duke trajtuar me Ēelsin njė transferim tė mundshėm tė holandezit Arjen Roben. Konfirmimi vjen nga presidenti i klubit spanjoll, Ramon Kalderon. Jemi duke folur me shoqėrinė angleze dhe me lojtarin. Jemi nė fazėn fillestare tė tratativave, por jemi tė bindur se do tė bėjmė diēka, - pohoi numri njė i Merenguesve. Nė mbledhjen e fundit me drejtuesit, - tha Kalderon pėr Radio Marca, - pėrcaktuam lojtarėt qė duam tė sjellim te Reali. Tė sjell Robenin ka qenė njė nga impenimet e mia qysh kur hyra nė garėn pėr postin e presidentit. Reali provoi tė sillte ndėrkombėtarin holandez verėn e kaluar, por drejtori ekzekutiv i Ēelsit, Piter Kenion, kėrcėnoi se do tė ndėrmerte veprime legale pranė FIFA-s kundėr klubit spanjoll, qė kishte kontaktuar nė mėnyrė ilegale me njė lojtar nė kontratė dhe jo me klubin. Nė gjurmėt e Roben nuk ėshtė vetėm Reali, por dhe Bajerni i Munihut. Sipas gazetės spanjolle AS, 23-vjeēari holandez Roben, kontrata e tė cilit pėrfundon nė vitin 2008 dhe ka prishur marrėdhėniet prej kohėsh me teknikun Mourinjo, do tė ishte i lumtur tė largohej nga Londra. Drejtuesit madrilenė kanė folur edhe me agjentin e lojtarit dhe babain e futbollistit, Hans, i cili pohoi se Arjen ėshtė i gatshėm, pasi djali i tij dėshiron tė luajė pėr tė mos humbur Kombėtaren portokalli.
Trajneri i Holandės, Van Basten, ka lėnė tė nėnkuptohet se pėr Europianin e ardhshėm do tė marrė nė konsideratė ata lojtarė qė luajnė nė mėnyrė stabile me klubet e tyre. Kostoja e kartonit tė Roben vėrtitet rreth 18-20 milionė eurove, pak a shumė e njėjta shumė qw Abramoviē kishte paguar te PSV Eindhboven nė vitin 2004 pėr ta sjellė nė Londėr.
Kaka
Bosi i Realit tė Madridit, Kalderon, nuk harron kurrė tė lėshojė mesazhe dashurie pėr fantazistin e Milanit. Pėr Kaka ėshtė pak tė thuash. Ėshtė lojtari mė i fortė nė botė dhe e demonstroi kėtė nė ndeshjet mė tė rėndėsishme, si nė gjysmėfinalen e Ligės sė Kampioneve kundėr Manēester Junaitid. Unė do ta merrja menjėherė, por ėshtė shumė e vėshtirė pasi Milani nuk e shet brazilianin kėtė vit, - pėrfundoi Ramon Kalderon.
Adriano
Sipas tė pėrditshmes spanjolle Marca, drejtori sportiv i Merengues, Pedrag Mijatoviē, kishte kontaktuar para disa ditėsh me prokuratorin e Adrianos, Gilmar Rinaldi. Agjenti i brazilianit i kishte kėrkuar dy javė kohė drejtuesve mnadrilenė, pasi lojtari tė jetė takuar mė parė me presidentin e Interit, Masimo Morati, pėr tė vendosur tė ardhmen e tij. Adriano nuk shkėlqeu sezonin qė u mbyll dhe nuk pėlqehet mė nga Manēini
|