Tetovė, 6 maj Pėrkundėr ngjarjeve tė fundit nė Federatėn e Futbollit tė Maqedonisė, futbollistėt e Shkėndijės janė duke u stėrvitur normalisht pėr tu pėrgatitur nė takimin tjetėr qė mundė tė zhvillohet kundėr skuadrės sė Teteksit nė rast se arihet ndonjė marrėveshje . Kryetrajneri i K.FShkėndija79, Ibrahim Luma, deklaroi se pas asaj qė ndodhi futbollistėt janė mė tė qetė pasi para ndeshjes ata ishin mė tė tensionuar. Ne jemi duke punuar , qė nė rast se zgjidhet problemi nė Federatė nė mes tė dyja palėve atėherė ne do tė jemi tė gatshėm qė dalim nė terrenin e gjelbėr dhe tė pėrballemi me kundėrshtarin, tha Luma.
Futbollisti Mensur Idrizi deklaroi pėr Albania-Sport se tė hėnėn kanė patur pushim ndėrsa tė martėn kanė filluar me stėrvitje. Sė pari le tė zgjidhet problemi nė Federatė, ne do tė jemi tė gatshėm qė tė dalim dhe tė pėrballemi. Nė ndeshjen e ditės sė diel ishim mė tė koncentruar pėr ta fituar atė takim por si do qė tė jetė ne sėrish jemi tė pėrgatitur qė tė bėjmė ēmos qė tė shėnojmė fitore,tha Idrizi.
Sipas burimeve te Albania-Sport, Tetova dhe Shkupi nuk do tė jenė nė kombinim pėr ta zhvilluar takimin e mbetur tė balotazhit. Tri qytete tjera tė Maqedonisė do tė jenė nė dispozicion tė Shkėndijės dhe Teteksit qė tė zhvillojnė takimin e tyre.
|