Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
U-21, Bakaj i jep fitoren e parė Shqipėrisė

Shqipėria U-21 ia doli tė fitojė me modestėt e Ishujve Faroe me rezultatin e ngushtė 1-0, falė penalltisė sė marrė nga Gilman Lika dhe tė ekzekutuar saktėsisht nga Elis Bakaj nė minutėn e 70-tė, por miqtė mund tė arrinin barazimin nė minutėn e 90-tė, kur Lika e shmangu rrezikun thuajse mbi vijėn fatale tė portės tonė duke e larguar sferėn me kokė. Shpresat e Bushatit para katėr ditėsh u shkatėrruan me rezultatin 4-0 nga Italia, paraqitėn njė formacion tėrėsisht sulmues nė takimin e zhvilluar nė stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” tė ndjekur nga shumė pak shikues. Skuadra shqiptare e dominoi totalisht takimin duke zhvilluar presing gjatė 95 minutave (sė bashku me shtesat), por pa mundur tė finalizojė nė 45 minutat e para edhe pse pėrpjekjet e Jahmir Hykės, Gilman Likės, Elis Bakaj Xhevair Sukaj nuk mundėn tė mposhtin portierin mik, kapitenin Nielsen, i cili ishte nė formė tė shkėlqyer dhe lojtari mė i mirė i miqve ishullorė. Trajneri i Ishujve Faroe, Hedin Askham pėrdori strategji tėrėsisht mbrojtėse pėr tė shmangur njė humbje tė thellė, duke rrezikuar vetėm njė herė nė minutėn e 22-tė (grushtoi portieri Saimir Ujkani) dhe nė minutėn e 90-tė kur Gilman Lika devijoi saktsėsisht me kokė. Seria e rasteve tė formacionit tonė ėshtė e gjatė duke filluar nag minuta e parė e takimit. Nė ndihmė tė sulmit ishte edhe kapiteni Andi Lila, i cili gjatė njė veprimi u ndėshkua edhe me karton tė verdhė nga gjyqtari qipriot Stelios Trifonos. Sulmuesi i Vllaznisė, Sukaj pati njė rast ideal nė tė 35, por shkodrani gjuajti me kokė jashtė topin e harkuar nga Renato Arapi. Nė minutėn 40-tė, Bakaj u shfaq para portės por goditja e tij u grushtua nė goditje kendi nga Nielsen. Edhe minuta e fundit e pjesės sė parė solli njė rast tė mirė pėr Shqipėrinė U-21, por sėrish Nielsen u bė i pakalueshėm. Pjesa e dytė nisi me dy ndėrrime pėr Shqipėrinė. Bushati hodhi nė fushė dy sulmuesit Vangjel Mile i Dinamos nė vend tė Erbim Fagut dhe Xhulian Rrudho i Kievos nė vend tė Xhevair Sukaj. Gati 4 sulmuesė tė mirėfilltė nė gjysmėlojėn e dytė. Rastin e parė e pati mesfushori Gilman Lika, i cili gjuajti fuqishėm nė minutėn e 52 nga larg zonės, por topi pėrfundoi jashtė kuadratit tė portės. Zėvendėsuesi Mile nė tė 54’ gjuajti fort nė mėnyrė spektakolare, por topi i goditur nga sulmuesi pėrfundoi shumė pranė shtyllės pingule. Tre minuta mė pas, nė tė 57’ provoi Elis Bakaj. Topi u devijua nė goditje kendi nga njė mbrojtės ishullor, por gjyqtari qipriot nuk e vlerėsoi tė tillė, ēka solli edhe protestėn e mesfushorit sulmues tė Partizanit, i cili u ndėshkua me karton tė verdhė nga gjyqtari. Nė tė 63’ skuadra jonė i kishte tė gjitha rastet pėr tė kaluar nė avantazh me anė tė Prognit, por Nielsen sėrish ishte me fat. Nė minutėn 66 Ishujt Faroe kryen zėvendėsimin e parė, kur largoi mesfushorin Hansen dhe futi mbrojtėsin Magnus Olsen. Nė minutėn e 70-tė Lika depėrtoi nė zonė, u pengua aty nga njė mbrojtės mik dhe fitoi njė 11-metėrsh. Elis Bakaj ezekutoi saktėsisht duke shėnuar golin e parė pėr Shqipėrinė nė kėtė ndeshje. Miqtė reaguan pas pėsimit tė golit, por portieri Ujkani shfaqi edhe njėherė vlerat e tij. Hyka pati njė mundėsi tė mirė nė minutėn e 76, por fantazisti nuk arriti tė prodhonte golin e dytė. Rrudho ishte shumė afėr dyfishimit tė rezultatit nė minutėn e 85-tė. Bushati kreu edhe ndėrrimin e tretė duke hedhur nė minutėn e 93-tė lojtarin e Teutės, Emiliano Vila nė vend tė Elis Bakaj. Nė dy minutat e fundit tė katėr minutave shtesė ishte Jahmir Hyka i cili mund tė dyfishonte rezultatin. Me fitoren kundėr Ishujve Faroe, Shqipėria U-21 u ngjit nė kuotėn e 3 pikėve pas dy ndeshjeve, ndėrkohė qė formacioni ishullor pėsoi humbjen e dytė nė po kaq takime. Po sot, Kroacia fitoi 3-2 me Greqinė. Golat pėr kroatėt, me tė cilėt do tė ndeshemi nė javėn e tretė tė eliminatoreve tė Grupit A u shėnuan nga Ilieviē (25’ 61’) dhe Busiē (84’). Pėr Greqinė, qė shėnoi e para realizoi Arvidis (2’) dhe Petropoulos mbylli takimin me golin e tij tė minutės 88-tė. SHQIPERI-ISH.FAROE 1-0 Shenues: Bakaj 67'(p) E merkure, 6 qershor 2007, ora 17:00, ne stadiumin “ruzhdi Bizhuta” te Elbasanit SHQIPERIA: Ujkani, Fagu (46' Mile), Lila, Shoshi, Arapi, Lika, Sefa, Progni, Bakaj ( 90'+3 Vila), Sukaj ( 46' Rrudho), Hyka Tr. A.Bushati ISHUJT FAROE: Nielsen, Nas, Hansen, Davidsen, Dam, Gunnarsson (80' Jacobsen), Lokin, Leifsson, Krosslag (65' Olsen), Jorgensen (86' Vatnhamak), K.Jakobsen. Tr. H.Askhan GJYQTARE: S.Trifono, A.Joanus, A.Lahudaris (Qipro) VEZHGUES: S.Mircea (Rumani) DELEGATI I UEFA-s: R.Shterk (Belgjike) Skeda e ndeshjes Itali-Shqiperi ITALI-SHQIPERI 4-0 ITALIA (4-3-3): Consigli; Motta, Marzoratti, M. Rossi, Criscito; Dessena, Cigarini, Marchisio (10'pt Paonessa); G. Rossi (12'st Lupoli), Acquafresca (1'st Russotto) Giovinco. A disposizione: Sirigu, Bocchetti, Rickler, De Ceglie. Tr. Casiraghi. SHQIPERIA (4-4-2): Ujkani; Shoshi, Hysko, Lila, Arapi; Sefa (23'pt Progni), Lika, Bakay, Vila; Sukaj (7'st Mile), Rrudho (19'st Hyka). A disposizione: Kolici, Guga, Durmishi, Shkurti. Arbitro: Zimmermann. (Svi) Shenues: 9'pt Acquafresca (I), 17' pt Dessena (I), 36' pt Criscito (I), 37'st Lupoli (I) Kartona te verdhe: Hysko, Lika, Arapi (Shq), Motta (I)