Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nëntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nëntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Heshtja e Muratit flet shume per Bariçin

Nga Arben Shemili
Mbreme ne emisionin e "Top Show Sport" tema e emisionit ishte ndeshja e kombetares tone me Luksemburgun dhe lenia jashte 18-shes e lojtarit te shquar te saj Edvin Murati. Te ftuar ishin edhe ish trajneret e kombetares Medin Zhega dhe Mirel Josa te cilet diskutuan per taktikat e cuditshme qe perdor Baric dhe futjen e lojtareve ne role te ndryshme jo natyrale te tyre.Ato dhe te pranishmit e tjere specialiste dhe gazetare diskutuan shume dhe kishin ngelur te habitur nga vendimi i Baricit qe ai theret Muratin te beje sakrifica duke zhvilluar ne nje jave 3-4 ndeshje,duke bere udhetime te lodhshme sa ne nje shtet ne tjetrin per te qene i gatshem per kombetaren dhe pastaj e con ne tribune.Ky eshte nje ofendim qe i behet nje futbollisti te shquar te kombetares tone sic eshte Murati,ai qe ka dhene aq shume per kombetaren tone,skeda e tij eshte e mahnitshme,ne 10 vjet karriere me kombetaren ka zhvilluar 61 ndeshje dhe ka shenuar 6 gola,dy prej te cileve me te bukurit qe mund te kene shenuar lojtaret tone dhe me decizivet,ai me ndeshjen me Zvicren qe barazoi rezultatin e skuadres tone e cila po shkonte drejt humbjes dhe ai me ndeshjen me Greqine qe hapi fitoren e Shqiperise kundra te saposhpallurve kampioneve te Evropes.Ja vlen te theksohet qe Murati ka hapur tre sezone rresht edicionin me gol,i pari ai me Finlanden,pastaj i dyti ai me Zvicren dhe i treti ai me Greqine.Po del shpesh ne pah qe plakushi Oto Baric nuk i njeh mire lojtaret e kombetares tone.Ai eshte bere nje maniak i lojtareve te rinj duke thirrur shume te tille,te cilet i grumbullon nga cdo cep te Evropes edhe nga liga amatore mjafton qe ato te kene nje moshe te re dhe pa i njohur ato cfare niveli kane.Me duket se Baric po ben rrolin e menaxherit te lojtareve dhe jo ate te trajnerit te kombetares.Besojme se zgjedhja e nje trajneri te huaj nga ana e federates ka qene qe ai te fusi nje mentalitet evropian ne skuader ndryshe nga ai shqiptar por ai po na del nje hakmarres i keq,gje qe e demton ekipin kombetar.Gazetaret e pyeten disa here enkas Muratin qe ai te shprehej per kete veprim te Baricit,se kush eshte shkaku por ai u tregua shume profesionist duke shprehur vetem habine e tij,duke qene se shkak i ftohjes se lojtarit me trajnerin kane qene pikerisht disa deklarata te cilat jane transformuar nga disa gazetare dashakeqes.Duhet ti kujtojme Baricit qe nuk eshte kaq e lehte te largosh nga gjiri i kombetares nje lojtar si Edvin Murati qe eshte nje figure me te cilen krenohemi,nuk mund ti largosh te gjithe figurat e shquara te kombetares me nje te rene te lapsit, ashtu sic largoi edhe Taren,Hasin,ndoshta tani mund ta kete rradhen ndonje tjeter figure e shquar qe ai mund ti kete vene syrin.ne qofte se Baric nuk tregon mirenjohje per keto figura pasi ai nuk eshte shqiptar i takon autoriteteve tona te federates t’ja kujtoje.