Moszhvillimi i ndeshjes sė balotazhit qė ishte nė program tė dielėn i ka lėnė nė shi tė hapur 8 mijė tifoz, tė cilėt me padurim e prisnin ndeshjen midis Shkėndijės dhe Teteksit. Kuqezinjtė dolėn nė fushėn e gjelbėr, ndėrsa futbollistėt e Teteksit kishin udhėtuar pėr nė Shkup. Kryetari aktual i Federatės sė Futbollit tė Maqedonisė
(FFM), Emill Bozhinovski deklaroi pėr Albania-Sport se nga drejtuesit e Shkėndijės do tė kėrkojė sqarime pėr mosardhjen e tyre nė Shkup.Nuk do tė sjellim asnjė vendim pėr kėtė ndeshje. I kemi dėrguar njė letėr kryesisė sė Shkėndijės ku kemi kėrkuar sqarime pėr mos udhėtimin e tyre nė Shkup. Do tė ulemi dhe tė bisedojmė me Shkėndijėn dhe ti shohim arsyet e tyre, u shpreh kryetari Emill Bozhinovski. Ndėrkohė kapiteni i skuadrės sė Shkėndijės, Armend Elezi u shpreh se ata e kanė bėrė punėn e tyre, duke dal nė terrenin e gjelbėr. Ne e pėrmbajmė Federatėn, e cila ėshtė legjitime nga UEFA dhe FIFA. Nuk na interesojnė skemat qė i bėjnė pėr ta shkatėrruar Shkėndijėn, tha Elezi. Ēdo herė kemi qenė tė pėrgatitur e sidomos pas kėsaj qė ndodhi, kur futbollistėt kundėrshtar nuk dolėn nė terrenin e gjelbėr, u pėrgjigj Elezi nė pyetjen nėse Shkėndija ėshtė e pėrgatitur edhe pėr njė ndeshje tė tretė.
Ndėrkohė sekretari i skuadrės sė Teteksit, Zoran Maksimovski tha se Teteksi ende nuk ndonjė qėndrim tė prerė lidhur me takimin qė nuk ėshtė zhvilluar tė dielėn.
Mundje: Vrenezi fiton pėr herė tė katėrt
Lulzim Vrenezi ėshtė fitues i turneut tė 31-tė ndėrkombėtarė Margaritari i Maqedonisė, qė gjatė kėsaj fundjave ėshtė mbajtur nė Radovish, edhe pse mė herėt nuk ishte nė emėroren e selektorit Shorov (u ftua me vonesė). Gjatė turneut ai ka qenė superior duke i mposhtur kundėrshtarėt e tij, ndėrsa suksesin e ka vulosur pasi nė finale mposhti garuesin nga Bullgaria me rezultat 2-0. Falėnderoj
FMM nė krye me Shaban Sejdiun, i cili mė mundėsoi tė paraqitem nė kėtė turne. Kjo fitore mė ka dhėnė vullnet pėr tė pėrgatitur sa mė mirė pėr turnet e ardhshme qė do tė jenė nė vazhdim, deklaroi pas pėrfundimit tė garave, Lulzim Vrenezi. Ndėrkohė luftėra tė shkėlqyeshme kanė treguar edhe mundėsi i talentuar tė KM Shkupi, Fatos Dėrmishi (kat. 55 kg), i cili zuri vendin e tretė dhe Arsim Zejnullahu, i cili poashtu fitoi tė njėjtėn medalje, duke mposhtur garuesin serb. Falėnderoj minierėn Buēim-Jaka, kryetarin e komunės sė Radovishit dhe kryetarin e Komitetit Olimpik nė krye me Vasil Tupurkovskin, tė cilėt ndihmuan turneun nė aspektin financiar. Ndėrsa Agjencioni pėr Rini dhe Sport as qė ka qenė i interesuar, u shpreh kryetari i FMM-sė, Shaban Sejdiu. Organizimi i garave ka qenė shumė i lartė. Ka pasur ballafaqime interesante, ku do tė kisha veēuar Lulzim Vrenezin, i cili mė ka lėnė pėrshtypje tė mirė, tha Sejdiu. Nė fund organizatorėt kanė shpallur edhe tre mundėsit mė tė suksesshėm tė kėtij aktiviteti. Mundės mė i mirė vendor ėshtė shpallur Mitrov Dejan, mundės i jashtėm Velokov Radoslav nga Bullgaria, ndėrsa Lulzim Vrenezi u shpall mundėsi mė i mirė i Margaritarit tė Maqedonisė.
Maratona Tetove-Tirane per nder te Bushit
Profesori i Edukatės Fizike nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, (USHT), Myftar Ziberi nė bashkėpunim me rektorin prof. dok. Sadi Bexheti do tė organizojnė maratonėn Tetovė-Tiranė. Tė shtunėn prej rektoratit tė USHT-sė do tė nisemi pėr nė Tiranė. I kemi gjithsej 20 studentė (maratonist) tė cilėt do tė vrapojnė nė kėtė maratonė. Do tė vrapojmė me radhė nė ēdo qytet tė Shqipėrisė e deri te sheshi i Skėnderbeut nė kryeqytet, tha Zyberi. Ky organizim bėhet pasi javėn e ardhshme nė Tiranė do tė arrijė presidenti amerikan Xhorxh Bush. USHT-ja vrapon pėr Xhorxh Bushin. Kemi planifikuar tė dalim dhe tė vrapojmė deri nė Tiranė. Ndėrkohė pėr kėtė organizimin tė hėnėn do tė kemi njė pres-konferencė, ku do tė shpalosim tė gjitha planet pėr kėtė maratonė, e cila bėhet pėr nderė tė presidentit amerikan, u shpreh Zyberi. Ndėrkohė nė gjysmėmaratonėn e 12-tė me radhė qė u mbajt nė Nish tė Serbisė dy garuesit e USHT-sė, Adem Selmani dhe Zarife Elmazi shėnuan rezultate shumė tė mira. Nė Nish mikpritja ka qenė shumė e mirė. Dy garuesit tanė Selmani dhe Elmazi u pozicionuan nė vendin e tretė, gjegjėsisht tė katėrtin. Koha ishte pakė e nxehtė, por gjithēka kaloi siē ėshtė mė sė miri. Gjatė ndarjes sė tri vendeve tė para ėshtė pėrmendur Universitetit Shtetėror i Tetovės, pasi Selmani ka garuar nėn ombrellėn e USHT-sė. Nė kėtė gjysmėmaratonė kanė marrė pjesė 317 garues, ndėrsa prej tyre 62 kanė qenė femra.
Vullnet Dauti/Avdyl Salihu
|