 - Pėr tė asistuar nė fitoren e parė tė trajnerit tė Kombėtares shqiptare, Oto Bariē nė zonėn e dytė VIP tė stadiumnit Qemal Stafa ishte i pranishėm edhe njė tjetėr Oto Bariē, i cili nuk ėshtė askush tjetėr, por djali i vetėm i kroatit 74-vjeēar. Oto Bariē Zhunjor, 49 vjeē, tregon nė intervistėn ekskluzive pėr Albania-sport, edhe si ėshtė pagėzuar me tė njėjtin emėr si i jati i tij: Nėse dėshiron qė djali tėnd tė jetė i famshėm nė jetė si ty, atėherė duhet tė ketė tė njėjtėn emėr, Oto Bariē, i kishte thėnė gjyshja ime babait tim, 45 vjet parė.
Oto Bariē Xhunjor nuk kishte ardhur asnjėherė nė Shqipėri edhe pse i jati i tij, trajneri karizmatik i Kombėtares shqiptare, Oto Bariē i drejton kuqezinjtė prej gati njė viti. Arkitekti, i cili drejton njė studio tė suksesshme arkitekture me qendėr nė Vienė, erdhi nė Shqipėri sė bashku me bashkėshorten e tij, Alemka, me tė cilėn ėshtė martuar 22 vjet mė parė. Kur zbriti nė hollin e hotelit Rogner Europapark pas bashkėbisedimit telefonik nga recepsioni, na befasoi me ngjashmėrinė absolute mė tė atin, njė pėrputhje e plotė e thėnies sė famshme: si i ati, i biri.
Pėrshtypja e parė e Bariēit tė vogėl pėr Tiranėn ėshtė pozitive: Ndėrtesa tė reja, ambient i ngrohtė, njėrėz tė rinj.
Le tė kthehemi nė fushė, pėr ta parė babain tuaj jo si trajner, por nė jetėn private tė Oto Bariēit...
Jemi njė familje qė futbollin nė veēanti e kemi pėrkrahur dhe bėrė stil jete prej njė kohe shumė tė gjatė. Mjafton tė pėrmend kėtu faktin se babai im ėshtė trajner qė prej mė shumė se 40 vjetėsh kėshtu qė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr nuk ka sesi tė mos diskutohet edhe nė pjesėn mė tė madhe tė kohės nė shtėpi. Unė kam qenė dėshmitar nė njė fare mėnyre i tė gjitha stacioneve gjatė karrierės sė tij si trajner. Dashuria pėr Shqipėrinė ėshtė e madhe nga ana e tij. Besoj se gjėja qė di tė bėjė mė mirė babai im si trajner ėshtė organizimi shumė i mirė i njė skuadre nga njėra ndeshje nė tjetrėn.
Si u arrit tė nėnshkruhej kontrata mes federatės shqiptare dhe babait tuaj para njė viti? Ishin drejtuesit e federatės qė telefonuan tė parėt apo ishte vetė mister Bariē qė u interesua pėr postin e trajnerit tė kombėtares shqiptare?
Tė them tė drejtėn kėtė pėr kėtė gjė nuk jam shumė i sigurt. Nė ishim pėr pushime nė bregdet verėn e kaluar, por jam i sigurt se propozimi ka ardhur direkt nga presidenti i federatės.
Megjithėse ėshtė trajneri mė i vjetėr nė moshė nė Evropė, a mendoni se babai juaj do tė ketė dėshirė tė rinovojė kontratėn e tij me FSHF-nė?
Ai ka ardhur kėtu pėr njė qėllim tė caktuar; tė ngrejė njė skuadėr e cila tė mund tė jetė kompetitive nė vitet nė vazhdim.. Gjithēka varet nga rezultatet. Nė se ėshtė arritur ai qėllim qė ishte vėnė nė fillim nuk ka pse tė mos vazhdojė. Nė fakt ai duket nė pamje tė parė, mė i ri se sa ėshtė nė letra, qė e tregojnė mė tė madh. Mendoj se kėtu mosha nuk ėshtė gjėja mė e rėndėsishme. Nė Europė ka presidentė shtetesh apo zyrtarė tė tjerė qė janė mė tė moshuar se babai im, por askush nuk shqetėsohet nga kjo.
Si ėshtė e mundur qė juve nuk keni jeni marrė me futboll dhe keni zgjedhur njė rrugė krejt tjetėr, atė tė arkitekturės?
Jeta ime mori njė rrjedhė tjetėr nė moshė 17-vjeēare. Asokohe stėrvitesha pranė njė skuadre tė rinjsh tė Lask Linz nė Austri. Babai pa njė ndeshje dhe mė tha pa asnjė hezitim: Ti nuk do tė bėsh kurrė para me futboll, ėshtė mė mirė qė tė merresh me diēka tjetėr, kėshtu qė e lashė fare dhe vazhdova arkitekturėn. Tani kam njė studio arkitekture sė bashku me bashkėshorten time nė Zagreb. Projektojmė hotele.
Bashkėshortja juaj ėshtė kroate?
Po, ėshtė kroate. Dhe quhet Alemka. Kemi njohur njėri-tjetrin shumė kohė mė parė dhe jemi tė martuar prej 22 vjetėsh tashmė.
Ēfarė vlerėsoni ju mė shumė nė punėn e babait tuaj?
Unė jam njė tip konservativ. Nuk e kritikoj kurrė babain tim. Ai ka ide tė qartė se ēfarė kėrkon tė arrijė. Ai ėshtė i lumtur se ia ka arritur shumė gjėra. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė fakti se ai urren tė dėshtojė dhe ca nga fati dhe ca nga puna qė ka bėrė them se ia ka dalė mbanė nė pėrgjithėsi.
Gjithmonė?
Jo, gjithmonė. Mbaj mend se rreth fundit tė viteve 80-tė shkoi nė Gjermani pėr tė drejtuar Shtutgartin dhe arriti qė tė formonte njė skuadėr tė mirė. Por mė pas u detyrua tė largohej sepse drejtuesit e klubit i thanė se nuk kishin para tė mjaftueshme pėr tė blerė ata futbollistė qė ai dėshironte tė kishte nė skuadėr. Nė Shqipėri ai ka ide tė qarta se ku dėshiron tė arrijė.
Duket sikur mister Bariē ėshtė i dashuruar pas futbollistėve tė rinj...
Atij i pėlqejnė tė rinjtė, por nuk heq dorė lehtė nga futbollistėt me eksperiencė. Ėshtė pjesė e mentalitetit tė tij. Kėtė gjė ka pasur synim gjithmonė dhe kėtė gjė po dėshiron tė bėjė edhe tani me kombėtaren shqiptare. Ai do tė krijojė njė skuadėr e cila tė mbėshtetet tek njė kolektiv i mirė dhe jo vetėm tek njė futbollist i vetėm. Pėr shembull, ti mund tė kesh Maradonėn nė skuadėr por kur nuk ke pėrreth tij edhe ca tė tjerė tė mirė pak a shumė si ai atėherė nuk ke pėr tė marrė kurrė rezultate.
Po nė rastin e Shqipėrisė?
Nė rastin tuaj ai mė ka treguar se po mundohet tė mbledhė sa mė shumė futbollistė shqiptarė qė luajnė nė Evropė, tė cilėt kanė vite mbase qė kanė ikur me prindėrit e tyre nė kėto vende dhe ti kthejė tė luajnė pėr kombėtaren shqiptare. Kjo pėr faktin se ata janė zhvilluar krejt ndryshe fizikisht nga ana sportive sesa lojtarėt kėtu kėshtu qė po mundohet tė krijojė njė skuadėr tė mirė pėr tė ardhmen.
Kur pati firmosur pėr kombėtaren shqiptare mister Bariē pati deklaruar se nuk e bėnte pėr para pasi ishte i pasur. Madje pati theksuar djali i tij ishte mė i pasur...
I vėrtetė ėshtė fakti se jemi njė familje e pasur. Kemi shtėpi nė Austri dhe Kroaci. Nuk kemi probleme pėr para. Unė kam njė kompani arkitekture ku kam punėsuar 20 bashkėpunėtorė dhe mund tė jetoj shumė mirė. Ne jetojmė nė njė vilė shumė tė kendshme nė Zagreb, tė cilėn e ndajmė sė bashku. Ndėrsa pėr sa i pėrket fakti se cili ėshtė mė i pasur unė apo babai im them se para 20 vjetėsh unė mbase mund tė kisha nevojė pėr tė financiarisht, ndėrsa tani realisht nuk kam aspak nevojė. Njė gjė ėshtė e sigurt se ai nė Shqipėri nuk ka ardhur pėr para. Unė personalisht e shikoj si njė sfidė qė ai ka dashur tė bėjė me marrjen postit tė trajnerit tė kombėtares shqiptare.
Cila sfidė?
Po. Sfidė me veten dhe me kėdo qė beson ende tek ai si trajner profesionist. Pesė vjet mė parė ai ishte trajner i Kroacisė dhe pasi ai doli ta ēonte nė evropian filluan ti kėrkonin qė ta nxirrte edhe kampion duke mos qenė aspak realist pėr ekipin qė kishin. Normalisht gjithkush mund tė kėrkojė gjithnjė e mė shumė por nuk ėshtė normale besoj unė tė matesh me shtete si Anglia, Gjermani, Franca, qė nė fakt me Kroacinė kanė hasur gjithmonė vėshtirėsi. Mendoj se ai dėshiron tė formojė njė kombėtare shqiptare e cila tė mos ketė problem tė matet me skuadra tė rangut tė saj. Le te themi, Maqedonia, Bosnja, Slloveni, Estonia, Letonia, etj.
Nė mediat kroate janė shkruar se ai ėshtė njė admirues i verės...
Nuk mund te them ėshtė njė person qė pėlqen tė pijė shumė. Ėshtė njė dashamirės i verės sė bardhė, por i vetėm i njė gote verė. Pėlqen mė shumė peshkun dhe preferon tė jetojė nė vende tė qeta. Nuk ka pirė kurrė nė jetėn e tij cigare, prandaj gėzon edhe njė shėndet tė mirė.
Para mister Bariēit, kombėtarja shqiptare pati nė krye edhe dy trajnerė tė huaj, italianin Dosena dhe gjermanin Brige, tė cilėt nuk patėn udhėtuar asnjėherė me zonjat e tyre drejt Shqipėrisė. A mos ndoshta edhe zonja Bariē do tė ndjekė kėtė shembull?
Jo nuk besoj. Ajo ka dėshirė tė udhėtojė dhe mesa di unė ka shprehur dėshirėn disa herė qė tė vijė por duke qenė se babai kur vjen nė Shqipėri ėshtė shumė i zėnė i ka sugjeruar qė tė rrijė. Ne kemi njė vilė nė bregdet dhe i pėlqen tė rijė atje. Ajo ėshtė pakėz pėrtace. Por tė jeni tė sigurt se do tė vijė edhe pse duhet tė kuptoni se edhe ajo ka njė farė moshe tani dhe nuk ėshtė se mund ta udhėtojė shumė. Tė paktėn jo sikundėr bėnte 10-20 vjet mė parė teksa e ndiqte babain pothuajse nė ēdo ndeshje.
Intervistoi: Dash Frashėri
|