Edhe pse kishte menduar se do tė luante nė Qemal Stafa, mesfushori Edvin Murati, njė nga lojtarėt mė tė mėdhenj shqiptarė tė krahut majtė tė mesfushės, do ta ndjekė ndeshjen Shqipėri-Luskemburg nė tribunė. Vendimi ėshtė marrė nga tekniku kroat i Kombėtares, i cili nuk e pėrfshiu futbollisti mė pėrvojė tė madhe ndėrkombėtare nė 18-shen anti-Luksemburg.
Murati, i cili deri tani ka zhvilluar 61 ndeshje ndėrkombėtare (zyrtare dhe miqėsore) nga debutimi i tij i parė nė vitin 1998 (6 gola), ishte nė top-formė gjatė gjithė pėrgatitjeve dhe bėri njė paraqitje impresionuese nė 45 minutat e aktivizimit nė ndeshjen testuese me Olimpikun e Tiranės.
Mesfushori i Panserraikos dhe autori i golit tė parė nė fitoren historike me kampionen e Europės, Greqinė, ishte i bindur se do tė aktivizohej nė ndeshjet e fundit tė tij me fanellėn kuqezi duke dhėnė mė tė mirėn pėr skuadrėn kombėtare, madje edhe mė pikėsynimin pėr tė shėnuar.
Por vendimi befasues i Bariē i hoqi ēdo mundėsi mesfushorit mė karrierė tė gjatė ndėrkombėtare. Njė vendim, i cili lė njė shije tė hidhur dhe dyshuese.
Murati kreu njė nga aktet mė pa precedentė nė historinė e futbollit kur zhvilloi katėr ndeshje nė 7 ditė, vetėm e vetėm pėr ti shėrbyer Kombėtares shqiptare. Sakrificat e lojtarit pėr tė qenė nė ndeshjen kundėr Anglisė janė shpėrfillur plotėsisht nga tekniku mė i moshuar nė botė.
Hakmarrja ndaj deklarimeve nė shtyp tė Muratit, mund tė jetė njė nga pistat kryesore tė vendimit tė shpejtuar tė Bariēit. Burime pranė futbollistit Murati pohuan se nė asnjė rast Edvini nuk ka pėrdorur pėrcaktime qė prekin dinjitetin e trajnerit tė Kombėtares.
Ultrasit kuqezinj kanė vendosur nė impiantin ndėrkombėtar bluzėn e tij gjigande me numėr 7 si dhe banderolėn e njohur pėr qindra mijėra fansat shqiptarė: Murati, you are Maradona of Ballkan dhe Murati, merci beaucoup. Murati ėshtė nė fushė pėr tifozėt edhe pse Bariē e dėrgoi atė nė tribunė.
|