- Xhavit Visoka ka shėnuar edhe njė tjetėr rekord dhe njė tjetėr fitore nė pėrballjen e tij tė tretė nė ringun profesionist. 34-vjeēari prishtinas qė kėtė vit ka filluar karrierėn si boksier profesionist nė Sllovaki, ka mposhtur tė premten hungarezin Andras Miskolczi me knockout pas vetėm dhjetė sekondash. Gjithēka ka qenė gati e njėjtė si nė duelin e kaluar kundėr Miēel Romanit, pasi qė nė kontaktin e parė Visoka ka arritur qė tė lėshojė tė djathtėn e tij shkatėrruese, duke e rrėzuar nė dysheme kundėrshtarin. Gjyqtari ka filluar tė numėrojė, ndėrsa trajneri i hungarezit ka hedhur peshqirin pėr tė dorėzuar meēin, ka thėnė pas duelit trajneri i Visokės, Haki Peci. Me tė vėrtetė Xhaviti ėshtė shumė i pėrgatitur dhe qysh tani ėshtė gati pėr sfida tė mėdha, ka shtuar ai. Edhe Xhavit Visoka ėshtė shprehur i kėnaqur me fitoren e tretė radhazi nė ringun profesionist dhe tė dytėn me knockout. I kisha premtuar Gjeneral Topit se do tė fitoj me nokaut dhe kėtė fitore ia dedikoj pikėrisht atij, ka deklaruar pas ndeshjes Visoka, duke shtuar se e ndjen veten nė formėn mė tė mirė qė ka qenė ndonjėherė. Duelin e radhės pesė herė kampioni i Kosovės nė boksin amator do ta zhvillojė mė 19 maj, ku do tė luftojė pėr titullin ndėrkombėtar tė Sllovakisė nė peshėn gjysmė tė rėndė.
|