Gert Serani
Edhe pse u fol pėr njė akord mes sulmuesit italian, Luka Toni dhe Bajernit tė Mynihut, mesa duket nuk ka asgjė konkrete. Presidenti bavarez, Franc Bekenbuaer ka konfirmuar sėrish interesimin pėr kampionin e botės. Luka Toni ėshtė njė lojtar goli, ka karakter dhe gjithmonė e ndihmon skuadrėn. Ai ėshtė njė lojtar tipik. Realisht shpresoj se ai mund tė veshė fanellėn e Mynihut, deklaroi Kajzeri pėr tė pėrditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport. Pyetjes nėse Luka Toni ka nėnshkruar pėr klubin gjerman, Bekenbauer sqaroi: Nuk e di. Por mund tė them qė Bajerni ka nevojė pėr gjak tė ri. Me transferimet merren Karl-Hajnc Rumenige dhe Uli Hėnes. Javėn e kaluar revista gjermane Sport-Bild shkruante se sulmuesi i Fiorentinės do tė kalojė zyrtarisht nė fundin e sezonit nė Bundesligėn 1 nė shifrėn e 18 milion eurove, nga e cila do tė pėrfitojė 5.5 mililon euro nė vit dhe do tė bėhet lojtari mė i paguar te Bajerni. |