Leonard Karaj
Edhe kombėtarja shqiptare e ka njė Lionel Mesi. Edhe ky yni ėshtė 19 vjeē, shtatshkurtėr, i talentuar dhe njė xhongler i vėrtetė me topin. E ndėrsa ai i vėrteti, argjentinas po lė nam nė Camp Nou tė Barcelonės, ky i yni ka krijuar tashmė koloninė e tij tė tifozėve ultras nė Pire tė Athinės. Ai luan me kampionėt e Greqisė, Olimpiakosin dhe shihet si e ardhmja e kėsaj skuadre. Talenti i tij i padiskutueshėm e solli edhe nė kombėtaren kuqezi, debutim tė cilin arriti ta bėnte ende pa mbushur 19-vjeē. Bariē i beson shumė, ai shpreson tė shkruaj historinė tij me kuqezinjtė. Ky ėshtė Jahmir Hyka, djaloshi tiranas i cili la Shqipėrinė para dy vjetėsh duke luajtur nė klube tė mėdha si Rosenborgu i Norvegjisė dhe Olimpiakosi i Greqisė. Nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn Tirana Observer, ish-futbollisti i U-17 tė Dinamos ka treguar anėn tjetėr tė medaljes, Jahmirin ndryshe.
Cili ka qenė personi qė ka ndikuar mė shumė nė formimin tėnd si futbollist?
Nė formimin tim si futbollist nuk mund tė them qė ka ndikuar vetėm njė person. Kanė qenė tė shumta ata qė mė kanė ndihmuar ku nė radhė tė parė do tė vija familjen time. Ajo ka luajtur rolin kryesor nė formimin tim si nė atė futbollistik edhe nė atė jetėsor. Mė pas mund tė them se kanė qenė trajnerėt e mi tė moshave, tė cilėt mė kanė stėrvitur me pėrkushtim.
Nė njė tė pėrditshme shqiptare para disa kohėsh u shkrua se kur ti bėre debutimin nė miqėsoren me Maqedoninė, babait tėnd pothuajse i ra tė fikėt nga gėzimi i papėrshkueshėm. Sa e vėrtetė ėshtė kjo?
Jo, nuk ėshtė e vėrtetė, se babait tim i ra tė fikėt. Sigurisht ai u emocionua, ashtu si ēdo baba tjetėr, po tė shikonte tė birin e vetė tė luante me kombėtaren e kombit tė vetė. Por nuk ka pasur probleme emocionale tė kėtij lloji.
A mund tė tregosh me pak fjalė momentin kur trajneri Bariē tė tha tė bėheshe gati se do tė futeshe nė fushėn e lojės? Ēfarė ndjetė nė ato momente?
E vetmja gjė qė mund tė them pėr atė moment ėshtė se ishte njė nga ēastet qė e kisha ėndėrruar qė fėmijė, kur luaja me shokėt nė rrugėt me baltė. Gjithė ato vite stėrvitje u shpėrblyen nė atė moment tė vetėm. U ndjeva shumė i emocionuar, por me kalimin e minutave edhe emocionet mė kaluan.
Cili ėshtė idhulli ose njė futbollist shqiptar, tė cilin e keni mė pėr zemėr?
Pėr futbollistin shqiptar qė mė pėlqen, nuk ėshtė se kam shumė mundėsi pėr tė zgjedhur, por gjithmonė mė ka pėlqyer Lorik Cana pėr ēfarė ka dhėnė dhe ēfarė vazhdon tė japė pėr kombėtaren shqiptare.
Cili ėshtė futbollisti-idhull nė botėn e futbollit pėr Jahmir Hykėn?
Nuk do tė dėshiroja tė thosha vetėm njė futbollist. Kam disa tė preferuar, tė cilėt janė Lionel Mesi, Zinedin Zidan dhe padyshim Diego Armando Maradona. Sigurisht ky i fundit ėshtė mė i preferuari.
Me mėnyrėn e lojės, kujt mendon se i afrohet mė shumė Jahmir Hyka?
Pėr mėnyrėn e lojės besoj se i ngjaj sadopak Lionel Mesit. Natyrisht ai ėshtė njė talent i vėrtetė.
Kur luante kombėtarja nė Tiranė shkoje nė stadium ose pas portės ku shpesh herė fėmijė presin topa?
Nuk mund tė them qė kam qenė mbrapa portės, por, kur kam qenė i vogėl, isha njė tifoz i ēmendur i kombėtares dhe ndiqja ēdo ndeshje tė saj.
Kujt futbollisti i ke marrė autograf, nė rast se ke marrė ndonjė autograf, kujt ke dashur me ngulm qė ti marrėsh e sia ke arritur?
Nga futbollistėt shqiptarė skam marrė asnjėherė autografe dhe as nga tė huajt ngase skam pasur mundėsinė qė tu merrja. Por po tė kisha mundėsi, do tė dėshiroja ti merrja njė autograf me dedikim Zinedin Zidanit.
Ku do ta shohim Jahmir Hykėn pas 2, 3, ose 5 vjetėsh?
Mbas disa vitesh mbase do mė shihni po nė tė njėjti vend ku jam ose me ndonjė ekip tė madh. Kjo ėshtė ėndrra ime.
Sa tė rėndėsishme janė paratė pėr ty?
Paratė pėr mua janė aq tė rėndėsishme si pėr ēdo person tjetėr. Por dua tė them qė pėr mua sjanė dhe aq tė rėndėsishme sa familja.
Cili ėshtė personi qė tė ndihmon mė shumė nė skuadėr?
Meqenėse jam i ri, tė gjithė mundohen tė mė ndihmojnė nga pak, dhe pėr kėtė i falėnderoj. Por besoj se do tė ambientohem edhe mė mirė dhe shpejt.
Cila ėshtė fjala e parė greqisht qė ke mėsuar?
Fjala e parė greke qė kam mėsuar ėshtė malaka, pėr vet faktin qė kėtu nė Greqi e pėrdorin vend e pa vend.
Po norvegjeze?
Ndėrsa ajo norvegjeze ėshtė jeg elsker deg (tė dua), jo se ua kam thėnė shumė vajzave, por thjesht se mė pėlqeu si fjalė.
Tirana Observer |