Pėr Igli Taren, kapitulli Kombėtare ende nuk ėshtė mbyllur, edhe pse nė ndeshjet e fundit ai nuk ėshtė preferuar nga trajneri Oto Bariē pėr tė qenė pjesė e skuadrės kuqezi. Kur kanė mbetur dhe 20 ditė nga ndeshja miqėsore me Anglinė, trajneri Bariē ka menduar tė rikthejė nė skuadėr njė nga liderėt e saj dhe ish-kapitenin, pėr tė parė mė nga afėr formėn e tij. Dy ndeshjet e ardhshme me Luksemburgun, pėr eliminatoret e EURO 2008, nė fillim tė qershorit do tė kėrkojnė lojtarėt mė nė formė shqiptarė, njė nga tė cilėt mund tė jetė dhe shtatlarti i sulmit, Tare. Rikthimi i tij mund tė vijė pas atyre tė Ervin Skelės dhe Edvin Muratit qė shihen ende tė nevojshėm pėr pėrfaqėsuesen, edhe pse kontributi i tyre nė rradhėt e saj ėshtė shumėvjeēar. Burime pranė stafit teknik kuqezi nuk e pėrjashtojnė sulmuesin e Lacios, Tare, nga kombėtarja, por gjithsesi, asgjė nuk ėshtė zyrtare. Do tė rikthehet Igli Tare? Asgjė nuk ėshtė vendosur. Ai mund tė jetė nė listėn e Bariē dhe kjo nuk ėshtė asgjė e jashtėzakonshme. Kontributi dhe vlerat qė ai ka mund ta bėjnė pa frikė pėrsėri pjesė tė skuadrės pėrfaqėsuese nė ndeshjet e ardhshme, shprehet burimet nė fjalė.
Gazeta Sporti |