MILANO, 2 maj 2007 - Silvio Berluskoni nuk e fsheh kenaqesine e tij per fitoren e arritur nepermjet nje loje te bukur. "Ky sukses eshte fryt i lojes se bukur, Milani ishte padron i fushes,ka patur nje qendrim te percaktuar mire me nje skuader kundershtare te vene perfund gati gjithe pjeses se pare".
"Me te fortit" – Presidenti i Milanit, i intervistuar nga Rai, u deklarua entuziast per te disaten here per finalen europiane te skuadres kuqezi. "Kemi filluar nje sezon ne menyre negative sepse mbi ne po rendonte nje padrejtesi e madhe duke pare qe nuk kishim bere asgje te pandershme. Penalizimet na denuan – tha Berluskoni. -, pastaj na ndodhi fati i keq qe na u demtuan 10 lojtare. Ne javet e para na dukej qe edhe arbitrat kishin nje orientim negativ tek ne.Keshtu qe ishte nje periudhe e filluar keq nga e cila dolem me te forte se fati i keq,te zilise dhe te padrejtesise,kemi arritur ne finalen e tete me nje prezantim qe i jep shkelqim futbollit italian . Tani do shkojme ne Athine per te kerkuar te rimarrim ate kupe qe kemi lene ne Liverpul dy vjet me pare, kur mendonim qe e kishim te fituar. Do te jete nje finale me shije te vecante,sepse vjen nga nje sezon i pafat dhe qe lejon te luajme pikerisht kundra Liverpulit".
Prapaskena - "Ne fund te ndeshjes shkova dhe i bera komplimente lojtareve te mi. Pastaj i thashe Ancelotit qe do ta pushoja nga puna. Ai qeshi... E verteta eshte qe do te qendroje edhe per shume vite me ne. Eshte prekur ne njefar menyre te cuditshme per nje burre te forte si ai. Per finalen do te jete e rendesishme qe te mos genjehemi nga portjere balerine (i referohet Dudek, deciziv ne finalen e 2005,). Por lojtaret tane jane stervitur mire,jane gati edhe per kete".
Marre nga Gazzetta dello sport.
Pergatiti: Arben Shemili
|