 Albania Sport Agency -Milan 3, Manchester United 0. Kaka, Sederof, Xhilardino bėjnė Runi e Kristiano Ronaldon tė kapitullojnė pa kushte.
Milan-Liverpul, kjo ėshtė finalja e madhe e Athinės, ashtu si dy vite mė parė nė Stamboll. Djajtė kuqezinj janė tė etur pėr hakmarrje. Adrenalina e tyre ėshtė nė pikėn mė tė lartė pėr tė fituar trofeun e rrėmbyer nė dhjetė minutat fatale tė vitit 2005, kur ndeshja pėrfundoi 3-3 e mė pas heroi polak Jerzhi Dudek, hyri nė legjendat e Reds. Milani ėshtė gati pėr tė fituar titullin e shtatė, ashtu si Liverpuli kėrkon tė gjashtin.
Nėn njė shi tė dendur dhe me njė San Siro krejtėsisht tė ezauruar, nisi takimi Milan-Manēester Junaitid, ēifti i dytė gjysmėfinal i Ligės sė Kampioneve.
Karlo Anēeloti hodhi njė Milan me dy ndryshime: nė mbrojtje Kakabher Kaladze nė vend tė kapitenit Paolo Maldini tė dėmtuar, dhe nė sulm nė vend tė Alberto Xhilardinos ishte Filipo Inzagi.
Milani rrezikoi i pari me anė tė Kaka qysh nė minutėn e dytė, pėr ti lėnė radhėn Sederf tė shfrynte inatin nė tė 4.
Kaka nxori nga repertori i tij njė kryevepėr nė minutėn e 11, kur braziliani pasi mori njė top nga Sederof, lėshoi njė tė majtė tė fuqishme goditi nga 20 metra nė kendin majtė tė portės, duke mos i dhėnė kohė portierit Van Der Sar tė reagojė. Goli i tretė nė dy ndeshje i Riki Kaka kundėr Manēester Junaitid, pėrfshirė dhe dy golat e ndeshjes sė parė nė Old Traford. Nė minutėn e 18, ishte Andrea Pirlo qė sulmoi portėn nga 25 metra, por topi pėrfundoi disa metra larg shtyllės pingule.
Nė minutėn e 20 erdhi dhe aksioni i parė i rrezikshėm i Manēesterit, kur Runi vė nė provė Didėn, qė pret pa probleme.
Pa kaluar as 20 minuta, ishte holandezi i fuqishėm Sedorf, qė pasi kreu disa veprime tė zgjuara nė hyrje tė zonės, goditi fusishėm pėr tė dyfishuar rezultatin nė favor tė kuqezinjve, qė ēoi rezultatin e pėrgjithshėm 4-3.
Nė minutėn e 43, Milani ka shansin pėr tė shėnuar golin e tretė me anė tė Masimo Odos, sėrish falė njė topi tė Sedorf.
Pjesa e dytė nisi pa asnjė ndėrrim pėr tė dy ekipet.
Nė tė 47, tentativė e dėshtuar e Andre Pirlos me njė gjuajtje nga jashtė zone. Pesė minuta mė pas, ishte Kaka qė goditi me tė majtėn nė qėndėr tė portės, asist i Masimo Ambrozinit. Nė minutėn e 57, Mikael Kerrik jep njė top pėr Kristiano Ronaldon qė gjuan nga jashtė portės. Dy minuta mė pas, Kristiano Ronaldo shfaqet rreziksishėm kur goditi mbi shtyllėn horizontale.
Nė minutėn e 67 erdhi edhe zėvendėsimi i parė te Milani: Alberto Xhilardino futet nė vend tė Filipo Inzagit. Nė tė 70 njė gjuajte jashtė kuadratit e Mikael Kerrik, asist i Uejni Runit.
Milani merr frymė sėrish dhe del nw kundrasulm. Alberto Xhilardino me njė gjuajtje me tė djathtėn godet nga qendra e zonės sė rreptėsisė pėr tė gjetur kendin e poshtėm tė portės sė Van der Sarit. Milan 3, Manchester United 0. San Siro shpėrthen kuq e zi.
Kaka
|