Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Vangjeli nuk ėshtė Krishti

Dritan Ikonomi
Kristi Vangjeli ka gjetur njė justifikim shumė tė dobėt nė pėrpjekjet e tij pėr tė shpjeguar braktisjen e kombėtares shqiptare. Mbrojtėsi 22-vjeēar ėshtė ndjerė i fyer nga mosthirrja nė skuadrėn kuqezi pėr dy ndeshjet e fundit tė marsit, kundėr Sllovenisė dhe Bullgarisė. Kaq i ka mjaftuar qė t’i kthejė kurrizin Shqipėrisė dhe tė shpallė se tashmė do tė luajė me Greqinė (nėse kampionėt e Evropės do tė kenė vėrtetė kaq shumė nevojė pėr tė…). Ka kopjuar pėr mrekulli mbrojtėsin tjetėr shqiptar, Mėrgim Mavraj, i cili gjithashtu u “ofendua” nga mosthirrja dhe pėr kėtė shkak vendosi tė zgjedhė Gjermaninė. Dy djemtė e rinj i ka zėnė “frika” se nė atdheun e tyre mund t’i etiketojnė si tradhėtarė dhe pėr kėtė arsye pėrpiqen tė shpėtojnė nderin e tyre duke fabrikuar alibi pa kuptim. Arsyeja ėshtė e thjeshtė dhe ata nuk mund ta mohojnė: Kanė dėshirė tė luajnė pėr kombėtaret e vendeve ku jetojnė aktualisht, pėr shkak se ato skuadra u ofrojnė mė tepėr mundėsi se Shqipėria, nė gjithēka. Tė luash me Gjermaninė do tė thotė mundėsi pėr titull evropian apo botėror, gjė qė fanella kuqezi nuk ta ofron kurrė, ndėrkohė qė edhe Greqia, ndonėse jo me statusin e gjermanėve, pėrsėri tė ofron njė piacė mė tė lartė se Shqipėria. Ėshtė ėndrra e ēdo futbollisti tė luajnė nė kompeticione madhore dhe e drejta e gjithkujt pėr tė zgjedhur. Nga kjo e drejtė nuk pėrjashtohen as Vangjeli me Mavrajn dhe ata mund ta shpjegonin shumė thjesht zgjedhjen e tyre. Nėse munden, le tė luajnė me kė tė duan, bota njeh plot raste tė tilla. Justifikimi me gjasme fyerjen qė u ėshtė bėrė nuk pi ujė, pėrkundrazi vetėm sa e shėmton zgjedhjen e tyre, pasi pėrpiqen qė nė mėnyrė tė pacipė e me gėnjeshtra ta hedhin fajin te tė tjerėt, te trajneri i kombėtares dhe drejtuesit e futbollit shqiptar. Tė gjithė kėta janė tė pėrkoshėm, ndėrsa kombėtarja mbetet. Skuadra kuqezi nuk ėshtė as e Oto Bariēit dhe as e ndonjė zyrtari tė FSHF-sė, ėshtė e tė gjithėve pa pėrjashtim dhe aty luan kush e meriton. Jashtė kombėtares janė lėnė edhe Kristian Vieri e Kristiano Lukareli, por nuk kanė mbetur ka tė ofenduar sa Kristi shqiptar, njė futbollist qė nuk e ka provuar asnjėherė kombėtaren, por qė ēuditėrisht beson se e ka me tapi vendin atje, a thua se ėshtė dikush qė nė fushė do tė bėnte mrekullira. Vangjelin e gėnjen mendja! Ai nuk ėshtė Krishti.