Nga Arben Shemili
(Albania Sport Agency)- Ka perfunduar 4-0 ndeshja Panserraikos-Agrotikos.Lojtari yne i kombetares Murati eshte cilesuar si hero i ndeshjes nga mediat greke,pasi ai ka qene i shkelqyer dhe ka shenuar 3 gola per ekipin e tij Panserraikos, ne minuten e 10 shenon Gogas,pastaj ne minutat 18,20 dhe 90 triplete Murati.
Ndeshjen e kaluar Murati mungoi per aresye kartonash dhe ekipi i tij e ndjeu shume mungesen e tij dhe si pasoje u mund 1-0 me Thrasivoulos. Sapo u kthye ne formacion sot ai shkelqeu dhe shenoi 3 gola njeri me i bukur se tjetri. Ne stadium degjoheshin vetem thirrjet "Murati-Murati"
U lidhem ne linje telefonike me Muratin dhe e pyetem,po gezoni nje forme te mire duke shenuar edhe gola,8 gjithesej ne kampionat,jo keq per nje mesfushor krahu,do tja kishin zili edhe sulmuesit. Po eshte e vertete pergjigjet ai,po kaloj momente te mira dhe gezoj nje forme optimale,per mua nuk kane shume rendesi golat pasi nuk eshte detyre drejteperdrejt e imja por megjithate jam i kenaqur sepse te gjitheve golat u japin tjeter emocion.A jeni i gatshem per grumbullimin e rradhes me kombetaren? Patjeter,do jem i gatshem shprehet Murati. Ju faleminderit!"
Nje nga golat e Muratit ne kete ndeshje
 |