Nga Bledar Kuka
Edmond Kapllani ėshtė nė qiellin e shtatė. Pasi trajneri Beker i dha besimin, verėn e kaluar, sulmuesi shqiptar ia shpėrbleu atij, klubit dhe tifozėve me 17 gola, ndėrsa duhen edhe 3 javė deri nė pėrfundim tė kampionatit. Karlsruhe ėshtė nė Bundesligė pas 9 vjetėsh, duke ringjallur kohėt e arta tė Oliver Kanit me shokė, kur arrinte deri nė fitore tė thella nė Kupėn UEFA. Dikur nė tė luante edhe Igli Tare, ndonėse nė fillimet e karrierės dhe pa lėnė shumė gjurmė (do bėhej i famshėm nė Itali). Jam shumė i lumtur qė qėndrova nė Karlsruhe, - shprehet Mondi pėr Nojeste Nahrihten. Lojtari kuqezi ka pohuar disa herė se ka oferta nga klube tė Bundesligės, por edhe nga Italia apo vende tė tjera, pa dashur tė nxjerrė emrat e skuadrave. Gjithashtu, ai ka bėrė tė qartė se kėrkon tė luajė edhe sezonin e ardhshėm nė Bundesligė, me KSC-nė, si falenderim pėr besimin qė i kanė dhėnė.
Sezonin qė vjen, Kapllani, do tė mbetet pa krahun e tij tė djathtė, Xhovani Federiko, pasi italo-gjermani do tė shkojė te Borusia e Dortmundit. Federiko ėshtė tifoz me Dortmundin dhe mban mend, kur ishte nė stadium si tifoz, ndeshjet ndaj Juventusit dhe Milanit nė Vestfalenshtadion. Tifozi i Eros Ramacotit, qė ka njė tufė me CD tė tij, ka shėnuar deri tani 16 gola dhe ka dhėnė njė numėr tė madh asistėsh, duke qenė mė i miri lojtar i Karlsruhes kėtė sezon.
KSC ka gėzuar shumė personalitete tė futbollit gjerman qė, nė njė farė mėnyre janė tė lidhur me tė. Trajneri i kombėtares sė Gjermanisė, Joakim Lėv shprehet se KSC e meritoi ngjitjen nė kategorinė e parė, sepse ishte ekipi mė i mirė gjatė gjithė sezonit, duke pasur lojė tė jashtėzakonshme si skuadėr, por edhe me lojtarė tė veēantė. Ish-ylli i Nationalmanshaftit, Tomas Hesler, dikur lojtar i KSC-sė, ėshtė i gėzuar: Jam tepėr i lumtur pėr KSC-nė, ėshtė sensacionale ajo qė mundi tė bėnte trajneri Ede Beker me lojtarėt e tij. Guido Buhvald, njė tjetėr ish-kampion bote si Hesleri, mendon se Karlsruhe ėshtė sėrish atje ku e ka vendin. Nuk mund tė mungonte Oliver Kan, titali i Bajernit, ish-portier i Karlsruhes, madje nė njė ndeshje tė madhe nė Kupėn UEFA, fituar 7-0 ndaj Valencias. Jam i lumtur qė do tė luaj sėrish kundėr KSC-sė nė Bundesligė, - shprehet portieri, - nė njė farė mėnyre, njė cikėl i mbyllur pėr mua.
Sė fundi, kanė nisur tė bėhen llogaritė pėr sezonin e ardhshėm kur duhet njė buxhet, minimalisht prej 13 milionė eurosh. Nga kėto, vetėm rrogat pėr sezonin e ardhshėm do shkojnė nė 4.7 milionė euro, ndėrsa 15 pėr qind e tė ardhurave i duhen dhėnė Mihael Kėlmerit, qė shpėtoi klubin mė 2000 nga falimentimi, duke i dhėnė hua 15 milionė marka nė kesh. Ēmimet e biletave do tė jenė mė tė shtrenjta sepse nė stadium nuk do vijnė mė Unterahing, Koblenci apo Paderborni, por Bajerni, Verderi dhe Shalke.
|