ASA (Albania Sport Agency)- Partizani do tė ketė njė fytyrė tėrėsisht sulmuese nė derbin kundėr Dinamos. Tė kuqtė vinė nė pėrballjen me blutė e Redi Jupit, pas tri fitoresh rresht nė fazėn e tretė. Gerhard Progni do tė jetė nga minuta e parė sė bashku me vlonjatin Abilaliaj. Mesfushori Viktor Gjyla do ti rikthehet stolit.
Progni ka marrė vlerėsimet e presidentit tė Partizanit, Albert Xhani, edhe pse sulmuesi i ri nuk po pėrjeton momente tė mira. Partizani, pas stėrvitjeve me ngarkesė tė plotė (paradite dhe pasdite), sot do tė zhvillojė vetėm njė seancė.
Dy ballafaqimet e para gjatė sezonit aktual dhanė nė fazėn e parė njė barazim pa gola(0-0) nė fazėn e parė, ndėrsa nė tė dytėn Partizani fitoi 2-1: gola tė Fatjon Tafaj e Arbėr Abilaliaj pėr tė kuqtė dhe Vangjel Miles pėr Dinamon.
Partizani ndodhet nė vendin e 4-t nė renditje me 45 pikė, ndėrsa Dinamo nė gjashtin, me dhjetė pikė mė pak se rivali i tyre kryeqytetas.
Nė javėn e 25, Partizani fitoi me Elbasanin (1-0), ndėrsa Dinamo humbi me Besėn (2-0).
|