Nga Gjergj Vyshka (Sport Ekspres)
Shqiptari nga Maqedonia i Dinamos, Ardian Nuhiu, ka qene i pezmatuar dhe dje per humbjen e bluve ne Kavaje. Me teper se sa humbja e skuadres, e cila tashme eshte larguar disi nga objektivat e veta, Nuhiu eshte i merzitur se eshte mundur perseri nga i vellai. Por gjithsesi, ai eshte munduar ta kaloje kete “shok”, ndersa ka kerkuar te motivoje skuadren ne prag te derbit me Partizanin, te shtunen. E vlereson kundershtarin, ndersa sipas eshte racional ne shfrytezimin e rasteve, por eshte radha e bluve per te fituar. Ai ka mendimin se tani qe te tjeret nuk e llogarisin me Dinamon, blute do te nisin “sulmin” e tyre.
- Te shtunen ju pret derbi me Partizanin, nje parashikim?
- Jane ndeshje tradicionale, te cilat asnjehere nuk mund te parashikohen. Une kam luajtur perballe te kuqve ne fazen e dyte, te cilet na kane mundur duke shfrytezuar ne menyre racionale dy goditjet standarte qe fituan. Gjithsesi ajo qe mund te them une eshte se, tani qe te tjeret e mendojne te deshtuar Dinamon, ne do te nisim sulmin tone. E gjithcka nis qe nga Partizani.
- Ndonese kane kaluar dite, cili eshte komenti juaj per humbjen ne Kavaje?
- Nuk di ta shpjegoj. Nuk jemi paraqitur mire ne fushen e lojes. Si te thuash na ka munguar grinta dhe nuk jemi paraqitur me maksimumin tone. Kemi patur raste per shenim, por nuk i shfrytezuam dhe me pas kavajasit na ndeshkuan. Eshte e pafalshme, sepse po humbim shume ne renditje, por ky eshte futbolli.
- Ne 30 minuta, cfare mund te bente Nuhiji ne fushen e lojes?
- Ishte e veshtire te jepje gjithcka qe kishe. Me vjen keq per nje gje qe kete sezon eshte vellai im Arbeni qe me ka mundur dy here. Sezonin e kaluar kam qene une triumfator ndaj tij, ndersa shpresoj qe kjo gje te ndodhe kampionatin e ardhshem.
- Duke iu kthyer derbit te se shtunes, nje vleresim per skuadren e Partizanit...
- Ju thash qe e kam pare vetem ne nje ndeshje me ne. Eshte skuader qe eshte racionale ne shfrytezimin e rasteve dhe kesaj duhet t’i ruhemi ne. Ka nje grup te mire lojtaresh, te cilet kane arritur ta cojne ne gjysmefinale skuadren e te kuqve. Keshtur qe duhet vleresuar. Por po ju deklaroj tani do te jemi me ndryshe.
- Se fundi, ne tete ndeshjet e mbetura cfare do te mund te marre Dinamo?
- Maksimumin, sepse nuk eshte ky pozicioni i Dinamos ne renditje. Historiku dhe trofete qe ka marre kjo skuader duhet te na shkundin, sepse emri i Dinamos duhet te jete me lart se vendi i gjashte ku jemi aktualisht. Ndaj ne cdo ndeshje do te hyme per te fituar dhe kjo eshte taksative.
Shkrimi origjinal
(Foto eshte mare gjate nje interviste te Adrian Nuhiut per Albania-sport)
|